IKAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin Ekonomik – Universiteti “Isa Boletini”

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) po e vazhdon këtë fillim-vit me ngjarje të mëdha, siç janë nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sot, me datë 19 Janar, 2021, IKAF ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimin me Fakultetin Ekonomik – Universiteti “Isa Boletini”, përmes së cilës parashihet bashkëpunim në shumë drejtime, me dobi të dyanshme.

Drejtori Ekzekutiv nga IKAF z. Bujar Krasniqi, së bashku me Dekanin e Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Isa Boletini” të Mitrovicës, kanë vlerësuar se ky Memorandum Mirëkuptimi paraqet një hap të rëndësishëm për bashkëpunim të gjerë mes dy Institucioneve, drejt ofrimit të mundësive të mëdha për studentët dhe anëtarët e vetë. 

Në këtë Memorandum parashihet që të dyja palët të gjejnë fushat potenciale për bashkëpunim. Një nga pikat kryesore të memorandumit është Njohjet e Aplikueshme, ku në bazë të kësaj, Studentët nga UIBM do të mund të aplikojnë për njohje automatike të provimeve për nivelet kualifikuese të IKAF si: 

1. Teknik i Kontabilitetit, 

2. Këshilltar Tatimor, dhe

3. Nëpunës i Kontabilitetit

Për tu njoftuar mbi  njohjet të cilat mund të aplikohen ju lutem plotësoni formularin e shpejtë duke klikuar në linkun Këtu

Ndërsa pikat tjera që pritet bashkëpunim, bazuar në Memorandumin e nënshkruar, janë:

  1. Promovimin e aplikimit të standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare të profesionit, në disiplina me interes të përbashkët; 
  2. Bashkëpunimi për implementimin e ndonjë programi studimor apo certifikimi profesional, 
  3. Shkëmbime akademike, përfshirë vizitat reciproke të anëtarëve dhe studenteve të të dy institucioneve;
  4. Identifikimin e mundësive për shkëmbim, bashkëpunim dhe kërkim dhe zhvillim të përbashkët në disiplina me interes të përbashkët;
  5. Organizimi dhe pjesëmarrja e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore të tilla si seminare dhe konferenca;

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *