Nga trajnimi “Nënpunës i Kontabilitetit” drejtë Punës Praktike e deri tek Punësimi

Prishtinë, 27/01/2021

Të certifikuarve në trajnimin “Nënpunës i Kontabilitetit” po ju hapen fuqishëm dyert drejtë suksesit.

Më datë 27 Janar 2021, Instituti KAF nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi edhe me një tjetër kompani KAF Group JSC e cila numëron një numër të konsiderueshëm të klientëve. KAF Group JSC është themelur në vitin 2004, dhe që nga fillimi luan një rol kyç në procesin e raportimit financiar, dhe vazhdon të jetë lidere në ofrimin e shërbimeve profesinale të kontabilitetit, auditimit, fiskale, konsulencës dhe personelit.

Takimi u realizua nga përfaqësuesja e Institutit KAF znj. Mejreme Krasniqi-Sadiku, kordinatore e projektit Certifikohu si “Nënpunës i Kontabilitetit” dhe përfito “Punë Praktike”, dhe znj. Leonora Mehmeti përfaqësuese e kompanisë KAF Group JSC. 



E veçanta e këtij takimi ishte se znj. Mehmeti shprehi gatishmërin që të ju jap mundësi menjëherë studentëve të rinjë “Punë Praktike”, dhe e përshëndeti një iniciativ të till.

Znj. Sadiku, e vlerësoi lartë angazhimin e sektorit privat në përmirësimin e mirëqenies përmes projekteve e veprimtarisë me përgjegjësi sociale dhe është duke u mbështetur fuqishëm nga anëtarët e saj dhe partnerët të cilët janë të përkushtuar dhe udhëhiqen nga këto vlera dhe misioni për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, duke ju hapur dyert studentëve të rinjë.

Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët e rinj. 

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *