IKAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me IIA Montenegro

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka nënshkruar sot (18 janar) Memorandum Mirëkuptimi me Institutitin Global për Auditor të Brendshëm, degën në Mal të Zi (IIA Montenegro).

Drejtori i IKAF, Bujar Krasniqi dhe presidenti i IIA Mali i Zi, Slavko Rakoçeviç, kanë nënshkruar sot këtë memorandum i cili parasheh krijimin e një strukture dhe procesi që u mundëson dy organizatave të kenë përfitim të ndërsjellë në aspektin profesional.

Fushat në cilat dy organizatat pritet të bashkëpunojnë janë avokimi dhe promovimi në fushën auditimit, ngritjes edukimit profesional si dhe promovimin e punës praktike përmes certifikimeve të këtij niveli dhe fusha tjera.

Ndër pikat kryesore që ky memorandum parasheh ngritje të bashkëpunimit janë:

– Avokimi – IKAF dhe IIA Mali i Zi do të bashkëpunojnë në promovimin e vlerave që auditorët profesionalë mund t’i përcjellin në bizneset lokale, qeveritë, qytetarët dhe palët tjera.

– Profesionalizmi – Dy organizatat do të kërkojnë zhvillim të qëndrueshëm në praktikën profesionale të auditorëve. Gjithashtu do të ketë bashkëpunim në promovimin e certifikimeve profesionale si dhe ngritjen e kualitetit të cilësisë.

– Anëtarësia – Përmes këtij memorandum parashihet që të kenë iniciativa për trajnime të përbashkëta mes anëtarëve të dy organizatave, duke forcuar rrjetizimin mes anëtarësisë.

– Shkëmbimi i kurikulave të trajnimit – parashihet që të ketë bashkëpunim në shkëmbim të planprogrameve dhe promovimit të tyre që ndërlidhen edhe me certifikimet e IIA Global si CIA Certification, CGAP Certification, CFSA Qualification, CCSA Certification, External Quality Assessment, CRMA Certification, QIAL Qualification, BEAC Certification, CPSA Certification, CPEA Certification, certifikime për Auditor të Brendshëm të Autorizuar, certifikme për Menaxher të Riskut të autorizuar, certifikime për IT Auditor të Brendshëm të autorizuar si dhe certifikime tjera.

– Trajnime – dy organizatat parashihet të bashkëpunojnë në aspektin e trajnimeve, në mënyrë që të rritet edhe më tejë niveli kualitativ i tyre dhe që vijuesit e trajnimeve të përfitojnë njohuri më të avancuara.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *