IKAF bëhet Anëtare e Organizatës Globale Përgjegjëse për Profesionin e Vlerësuesve (IVSC)

IKAF bashkohet me IVSC për të avancuar transparencën dhe konsistencën globale në vlerësime

IKAF është emëruar anëtar i Këshillit të Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVSC), organizatë jofitimprurëse globale përgjegjëse për vendosjen e Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVS) dhe zhvillimin e profesionit të vlerësimit në mbarë botën.

Si anëtar i IVSC, IKAF do të punojë me IVSC dhe organizatat e tjera vlerësuese në të gjithë botën, për të siguruar që standardet ndërkombëtare të rrisin besueshmërinë dhe transparencën e të dhënave të vlerësimit.

Vlerësimet përdoren nga bizneset për shumë arsye, duke filluar nga vendimet investive dhe analizat e performancës së aseteve, deri te raportimi financiar dhe auditimi. Ndërkohë që shumë biznese operojnë në nivel ndërkombëtar, standardet e vlerësimit kanë qenë historikisht të specifikuara sipas tregut, duke krijuar mospërputhje dhe duke kufizuar aftësinë e tyre për të krahasuar informacionin në një baza të ngjashme me të gjithë botën.

IVSC po punon për të lidhur praktikat më të mira ndërkombëtare në vlerësim dhe është duke punuar gjithashtu në mbështetjen e bizneseve dhe mbrojtjen e tregjeve financiare për të mirën publike.

“IVSC dhe anëtarët e saj ndajnë një besim se ngritja e standardeve të praktikës ndërkombëtare të vlerësimit janë në përfitim të bizneseve dhe interesit më të gjerë publik. Standardet e njëtrajtshme përmirësojnë transparencën dhe stabilitetin e tregjeve financiare, kontribuojnë në rritjen e ekonomive më të forta dhe çojnë në një përmirësim të besimit për të gjithë përdoruesit e të dhënave të vlerësimit “. Sir David Tweedie, Kryetar i Bordit të Besimit të IVSC

Për Këshillin e Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVSC)

IVSC është organizatë globale jofitimprurëse përgjegjëse për zhvillimin e Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit dhe profesionin e vlerësimit. Misioni i IVSC-së është që të vendosë dhe t’i mbajë të qëndrueshme, standardet e cilësisë së lartë që mbështesin biznesin dhe mbrojnë tregjet financiare për të mirën publike.

IVSC punon me aktorë të vlerësimit në më shumë se 100 vende, duke përfshirë qeveritë, rregullatorët, organet profesionale, klientët dhe ofruesit e shërbimeve të vlerësimit profesional. Në mënyrë unike, IVSC zhvillon standarde globale të vlerësimit për të gjitha kategoritë e aseteve, duke përfshirë pasuritë e paluajtshme, vlerësimin e biznesit dhe instrumentet financiare.

Link: https://www.ivsc.org/ivsc/files/file/view/id/1474
English document: Download here

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *