Ligjëruesi nga IKAF pjesëmarrës në ngjarjen për Auditim në Slloveni

Ligjëruesi ng IKAF, Hajdar Hoxha, ka marr pjesë në seminarin për Auditim dhe Mbikëqyrje publike të auditorëve dhe firmave të auditimit, të organizuar në Slloveni.

Pjesëmarrja e profesorit Hoxha në këtë ngjarje, të organizuar me 8 dhe 9 korrik, u realizua përmes ftesës së profesorit slloven me renome evropiane, Luka Kumer, drejtuar Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF).

Temat e trajtuara në këtë seminar kanë pasur të bëjnë me rregullat e auditimit të përcaktuar nga direktivat e BE, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, Deklarata e praktikës dhe Kodi i Etikës i nxjerrë nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) si dhe legjislacioni slloven.

Si rrjedhojë e kësaj, audienca pati rastin të përfitojë njohuri për fushat kryesore të rregullores (BE) 537/2014, e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare nga 17 qershori 2016, siç janë raportet e auditimit dhe shërbimet tjera që ndërlidhen direkt me auditim.

Gjithashtu, metodologjia e mbikëqyrjes publike ishte temë e trajtuar në këtë seminar, rrjedhimisht qasja e bazuar në rrezik, duke përmbajtur edhe shembuj praktikë dhe përvoja nga eksperti ndërkombëtar si dhe nga anëtarët e tjerë prezentë. Pjesa e fundit e kësaj ngjarje ishte trajtimi i aspekteve të zbatimit, duke përfshirë çështje praktike me të cilat do të ballafaqohen auditorët.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *