Hulumtim: Bookkeeping po i përshtatet më së shumti teknologjisë

Profesioni i Nëpunësit të Kontabilitetit (Bookkeeping) është duke u përshtatur më së shumti me ndryshimet teknologjike.

Nga një hulutim, i bërë nga “Accounting Today” në muajin maj me 700 kompani të kontabilitetit, është parë se pozita e Nëpunësit të Kontabilitetit është duke pësuar ndryshime. Sipas të njëjtit raport, ky profesion është duke ndryshuar më së shumti në fushën e kontabilitetit, si rrjedhojë e zhvillimit të platformave apo sofuerave elektronik për menaxhim të financave.

Nga detyra për futjen dhe menaxhimin e të dhënave financiare, ky profesion po kalon në sigurimin dhe analizën e të dhënave. “Ndryshimet që po i bije teknologjia po e transformojnë këtë profesion në menaxher të parasë – duke e bërë analizën e punës së automatizuar dhe këshillimit”, thuhet në këtë raport.

Statistikat e mëposhtme në Gjuhën Angleze ju tregojnë më shumë rreth të dhënave të këtij raporti.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *