IKAF bëhet anëtar i shoqatës amerikane “NASBA”

Institutit KAF i është pranuar anëtarsia në Regjistrin Kombëtar Amerikan të Sponsorëve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP), pjesë e Shoqatës Kombëtare Amerikane për Bordet e Shteteve (NASBA).

Kjo është edhe një arritje tjetër e IKAF-it në ndërkombëtarizimin e certifikimeve dhe njohjeve të kredive për EVP.
Ky anëtarësim sjell benefite të mëdha për të gjithë anëtarët dhe studentët IKAF si dhe për pjesëmarrësit në seminare të vlefshme për EVP. Nga tani e tutje kreditë për EVP në IKAF do të jenë ndërkombetarisht të njohura.

IKAF gjatë procesit të antarësimit në NASBA ka arritur të azhuronojë politikat dhe rregulloret e saja, praktikat mbi ofrimin e programeve të tilla dhe aplikimin e teknikave të ndryshme me qëllim të arrijes së ofrimit të EVP programve, konform standardeve ndërkombëtare.

Kjo dë të thotë se, IKAF nga tash e tutje, do të ofrojë seminaret, programet e EVP-ve të cilësisë më të lartë, në përputhje me Standardet për Programe të Edukimit Profesional (CPE) dhe kërkesat e programit të Regjistrit Kombëtar Amerikan të Sponsorëve të EVP-ve.

Deklarata mbi Standardet për Programe të Edukimit Profesional (EVP) është botuar bashkërisht nga Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar (AICPA) dhe Shoqata Kombëtare Amerikane e Bordeve Shtetërore të Kontabilitetit (NASBA) për të siguruar një kornizë për zhvillimin, prezantimin, matjen dhe raportimin e programeve EVP.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *