Takim informues dhe seminar për përfituesit e anëtarësisë falas në Bookkeeping

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka organizuar një takim informues që është pjesë e serisë së sesioneve për nivelin Nëpunës Kontabiliteti (Bookkeeping).

Në takimin e së shtunës të pranishmit patën mundësinë të njihen me certifikimin Bookkeeping dhe me modulet që ligjërohen në kuadër të këtij niveli.

Në kuadër të këtij takimi informues u organizua edhe një seminar (falas) për nivelin bazik të informacioneve të modulit “Tatimet”, me profesor Sami Salihun.

Pjesëmarrës në këtë sesion informues ishin përfituesit e anëtarësisë falas për nivelin e “Bookkeeping”.

Vlenë të përmendet se oferta për regjistrim në nivelin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) me zbritje për 30 % për përfituesit e anëtarësisë falas, zgjatë deri më 30 qershor.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *