IKAF arrin marrëveshje me IFA

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Kontabilistëve Financiar “Institute of Financial Accountants” (IFA) me seli në Britani të Madhe.

Kjo marrëveshje e arritur mes IKAF dhe IFA, parasheh njohje reciproke të kualifikimeve nga dy institutet në nivelet – Teknik Kontabiliteti (TK) dhe Kontabilist të Certifikuar (KC).

Përmes kësaj marrëveshje, studentëve të certifikuar në IKAF në TK dhe KC, do t’ju njihen certifikatat globalisht dhe në veçanti, në ato shtete ku operon IFA.

“Institute of Financial Accountants” (IFA) është institut me rangin të lartë në Mbretëri të Bashkuar.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *