A është Goodwill i shpenzueshëm?

Këshilli i Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVSC), herë pas here, publikon Plane të Perspektives, të cilat përqendrohen në temat përkatëse të vlerësimit si dhe në çështje tjera që mund të shfaqen.

Planet e Perspektivës shërbejnë për një sërë qëllimesh; ato iniciojnë dhe nxisin debat mbi temat e vlerësimit pasi që ato ndërlidhen me Standardet Ndërkombëtare të Vlerësimit (IVS); ato sigurojnë informacion kontekstual për një temë të caktuar nisur nga perspektiva e vendosësit të standardeve ; si dhe mbështetjen e komunitetit për vlerësimin duke zbatuar IVS-të, përmes udhëzimeve dhe studimeve të rasteve.

Planet e Perspektivës  vetëm i plotësojnë standardet IVS dhe nuk i zëvendësojnë ato. Vlerësuesit janë të obliguar të lexojnë dhe t’i ndjekin standardet kur kryejnë vlerësime. Nga Bordet Teknike IVSC kohët e fundit ka pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve nga pjesëmarrësit, të cilët kërkojnë të informohen nëse parimet themelore, lidhur me vlerësimin e biznesit, janë në përputhshmëri me konceptin e amortizimit të Goodwill (Emrit të Mirë).

Bordet e IVSC kanë diskutuar këtë çështje dhe kanë arritur në përfundimin se mënyra më e mirë për t’i kontribuar diskutimit publik, është botimi i një serie artikujsh për t’i trajtuar disa pyetje themelore në këtë fushë, duke synuar të informojnë përgatitësit e pasqyrave financiare, rishikuesit dhe përdoruesit dhe duke ndihmuar tregun e kapitalit.

Pyetjet, të cilat IVSC planifikon t’i eksplorojë në këtë artikull të përbërë prej 3 pjesëve janë si në vijim:

•  A është Goodwill një aset i shpenzueshëm me një jetëgjatësi të përcaktuar lehtësisht, apo një aset i përjetshëm?

•  Cila është vlera e informacionit  lidhur me procesin aktual të zhvlerësimit  për përdoruesit e pasqyrave financiare dhe nëse kjo vlerë e informacionit justifikon kostot e pajtueshmërisë që mbajnë përgatitësit?

•  A mund të përmirësohet testi aktual i zhvlerësimit (si dhe kontabiliteti i blerjes) për të  rritur vlerën e informacionit për përdoruesit me më pak ose aspak kosto shtesë?

•  Cilat janë pasojat e mundshme të një ndryshimi nga modeli i zhvlerësimit në Amortizimin goodwill?

IKAF si anëtar në IVSC, ju sjellë të plotë publikimin lidhur me vlerësimin e Goodwill-it nga IVSC. Vlenë të përmendet se shumë shpejtë IKAF do të fillojë organizimi i seminareve dhe trajnimeve për vlerësues me kredi ndërkombëtarisht të pranuara.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtë link

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *