Teknologjia që po u ndihmon kontabilistëve në parashikim dhe në analizën e të dhënave

Programet/Softuer-ët e mençur, për çdo ditë e më shumë po zhvillohen, duke bërë të mundur mbledhjen e të dhënave në masë të madhe, gjë që mundëson rritje të efikasitetit të shërbimeve.

Edhe në kontabilitet, ky trend i zhvillimeve dhe avancimeve të këtyre programeve, është duke e diktuar rrugën e ushtrimit të këtij profesioni.

Duke përdorur këto programe, arrihet që të aplikohet një grumbullim gjithnjë e në rritje i të dhënave që u mundëson kontabilistëve të marrin njohuri më të thella tek klientët e tyre dhe ta kthejnë atë njohuri në shërbime me vlerë të shtuar.

IKAF u sjell publikimin “Looking forward” (Shikimi Përpara) të Accountingtoday.com, ku trajtohen mjetet, metodat të cilat u mundësojnë kontabilistëve më shumë mundësi për parashikim dhe analizë të të dhënave.

Shkarkoni publikimin e plotë

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *