IKAF arrin marrëveshje me CA – top organizatën gjermane për certifikim të kontrollorëve

IKAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa) ka arritur marrëveshje partneriteti me organizatën gjermane CA (Controller Akademie). 

“CA” është liderë në Gjermani dhe në vendet tjera gjermano-folesë (Austri, Zvicër, e më gjerë) në fushën e kontrollorëve. 

Përmes kësaj marrëveshje partneriteti, IKAF do të ofrojë kualifikime dhe certifikatë gjermane të kontrollorëve, e cila njihet në të gjitha vendet e Evropës. 

Si rrjedhojë, të gjithë studentët të certifikuar si kontrollorë në IKAF do të kenë mundësi që, automatikisht të jenë të gatshëm për tregun evropian, specifikisht në Gjermani, Austri e Zvicër.

IKAF do të ofrojë trajnime profesionale dhe seminare të vlefshme me kurrikula të përkthyera nga CA për studentët nga Kosova dhe rajoni. 

CA tashmë e ka publikuar në faqen e tyre zyrtare partneritetin e arritur me IKAF, që do të jetë i vetmi partner për Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

https://www.controllerakademie.de/en/about-us/cooperations/

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *