13 Benefitet kryesore të mësimit Online

Përfitimet e mësimit online nuk mund të mposhten kur bëhet fjalë për të fituar Certifikatë suksesi në IKAF. Nëse jeni në dilemë me mësimin online apo atij tradicional, atëherë lexoni në lidhje me 13 përfitimet e mesimit online!

  1. Mundësi e madhe për të zgjedhur – A dini se mund të fitoni EVP duke ndjekure seminare online, apo të ndjekni një module të caktuar dhe të marrni një Certifikatë suksesi në IKAF. Një nga seminaret offline ku mund të përfitoni 6 EVP/CPD Kliko këtu
  1. Mënyra të shumta për të komunikuar me profesorin tuaj – Gjëja më e mirë në lidhje me mësimin online kundrejt atij tradicional është fleksibiliteti që ju keni për të komunikuar me profesorin tuaj. Nuk është gjithmonë e përshtatshëme për të parë profesorin ballë për ballë, kështu që përmes emailit, bisedës së drejtpërdrejtë dhe bisedave telefonike, ju keni më shumë mundësi për të marrë këshilla ose të keni një seancë të shkëlqyeshme të pyetjeve dhe përgjigjjeve me profesorin tuaj.
  2. Nuk kushton aq shumë – Ju mund të kurseni qindra euro për të marrë certifikatë, kur mësoni online. Kostot tradicionale në lidhje me përdorimin e hapësirës dhe pajisjeve në klasë nuk janë të nevojshme. Për sa kohë që ju keni pajisjen dhe softuerin e duhur për t’u kyçur dhe përfunduar detyrat e modulit, si dhe për të studiuar materialin, mund t’i dalloni menjëherë kursimet e mëdha që i bëni.
  3. Ju keni mundësi më të mira për t’u përqendruar – Ju mund të zgjidhni kudo një vend që ju ndihmon të mësoni online për të fituar njohuri më të mëdha që ju nevojiten për të merituar certifikaten tuaj.
  4. Ju mund ta rregulloni ambientin tuaj të të mësuarit – Pavarësisht nëse jeni në shtëpi, në rrugë ose në shtëpinë e një miku, mund të krijoni dhomën tuaj të përsosur për të studiuar. Ju nuk keni nevojë të duroni më mjedise të mbushura me njerëz si biblioteka. Mësimi virtual ofron mundësi më të mira për t’u përqëndruar duke mos qenë rreth njerëzve të tjerë. Ju mund ta dedikoni një dhomë vetëm për studime dhe nuk keni nevojë të shqetësoheni për bashkëveprimin me studentë të tjerë.

Benefitet e mësimit virtual kundrejt atij tradicional

  1. Shijoni një orar fleksibil – Një nga përfitimet më të mëdha të marrjes së certifikates duke mesuar online është se mund të punoni me kohë të plotë dhe të menaxhoni kohën për të marrë një certifikatë në kohën tuaj të lirë. Nëse punoni me orar të pacaktuar, nuk është e nevojshme të humbni gjumë, të organizoni kujdes për fëmijën ose të humbni kohën për të shkuar në klasë.
  2. Rritni mundësitë tuaja për të përparuar në karrierë – Nëse avancimi i karrierës tuaj varet nga arritjet tuaja në arsimin e lartë, atëherë merrni vetëm modulet që ju nevojiten për t’u ngritur në pozitë duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë. Kjo do të thotë të mos ketë më pritje me vite për të përfunduar një Certifikim dhe ose ngritje në pozitë. Përkundrazi, koha që investoni mund të jetë vetëm disa muaj.
  3. Është eko-miqësor – Në debatin për klasat në internet kundrejt atyre tradicionale, nuk është e nevojshme të udhëtoni në një Institute apo Shoqate për të marrë mësimet që ju nevojiten për të marrë një certifikatë. Ju do të kurseni para për naftë dhe mirëmbajtjen e makinës, por më e rëndësishmja, të merrni një certifikatë online ju kursen kohë që mund ta përdorni për të studiuar dhe plotësuar provimet në komoditetin e shtëpisë tuaj.
  4. Modulet tuaja të mesimit online mund të transferohen – Duke hulumtuar me kujdes Institutet dhe Shoqatat nga të cilat jeni të interesuar të merrni një certifikatë suksesi, ju mund të organizoni transferimin e Moduleve për të marrë certifikatë.

Edhe më shumë benefite të mësimit virtual

  1. Rritni mundësitë tuaja për diskutime të temave në klasë – Mësimi online në IKAF ju japin mundësinë për të folur rreth detyrave në klasë duke përdorur forume apo faqe për bisedime online. Ju mund të shkëmbeni ide dhe mendime me studentët e tjerë pa pasur nevojë të udhëtoni në një vend për të biseduar, gjë që mund të mos jetë e përshtatshme për ju.
  2. Bashkohuni me grupe online – Është e mundur të formoni grupe studimi në internet duke përdorur softuer falas në IKAF për të studiuar në shtëpi. E tëra që ju nevojitet është kompjuteri juaj, kufje për të dëgjuar dhe biseduar dhe koha për t’u bashkuar me të tjerët në mënyrë virtuale për të shkëmbyer ide rreth detyrave në klasë, merrni përgjigje për pyetjet në lidhje me gjërat në të cilat keni ngecur. Ju mund të përdorni ekrane”Share screen” të përbashkëta, të paraqisni dokumente, të përdorni Jamboardin virtuale për të shkruar idetë dhe të organizoni projektet tuaja studimore.
  3. Ju mund të rishikoni materialet e kursit vazhdimisht – Edhe nëse është ora 3, ju keni qasje në materialet e kurseve në internet si video, audio, materiale të shkruara për të forcuar konceptet e kursit dhe teorinë në të cilën mund të keni ngecur. Është shumë më e lehtë për të shfletuar mësimet në ekranë apo telefon, të përdorësh funksionin “find” (kërko) për të gjetur shumë shpejt paragrafët përkatës dhe për të marrë shënime në internet për t’ju ndihmuar të kuptoni materialet e kursit.
  4. Ju mund të mësoni në shpejtësinë më të përshtatshme për ju – Presioni për të mësuar me hapin e njëjtë me studentët tjerë është larguar. Ju mund t’i mësoni disa kurse në kohë rekord sepse konceptet dhe materiali janë të lehta për ju për t’u kuptuar, ose mund t’ju duhet kohë shtesë për të mësuar disa nga konceptet më abstrakte për ju. Çështja është, ju jeni në kontroll të përparimit tuaj në çdo lloj kursi virtual që merrni.

Dy benefite shtesë të mësimit virtual

  1. Plotësoni kuize online dhe merrni rezultatin tuaj menjëherë – Le ta pranojmë, pritja për të mësuar rezultatin tuaj të testit mund të jetë nervozues. Sistemet e mësimit virtual kanë sisteme të vlerësimit të menjëhershëm për t’ju njoftuar se si e keni kaluar testin.
  2. Do të zhvilloni vetë-disiplinë të madhe – Pa angazhimin për të shkuar në klasë, do të detyroheni të vetë-disiplinoheni duke menaxhuar kohën dhe detyrat tuaja. Nëse keni nevojë të përdorni mjete të menaxhimit të kohës si planifikimin e kohës dhe detyrave në një kalendar në internet, kjo është një aftësi që do ta posedoni gjatë gjithë jetës dhe do t’ju ndihmojë përtej marrjes së certifikatës në Institute

Ndonëse ka shumë më shumë përfitime të mësimit online, këto janë më të rëndësishmet për të parë nëse marrja e kurseve online në IKAF është e përshtatshme për ju.

Digjitalizimi i sistemit në Institutin KAF

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *