IKAF arrinë marrëveshje me organizatën prestigjioze dhe të vetmen në Kanada për Certifikimin e Vlerësuesve të Bizneseve

IKAF do jetë organizata e vetme në Kosovë dhe rajon (Ballkan Perëndimor) që do të ofrojë certifikimi/titullin “Vlerësues i Bizneseve”, të njohur ndërkombëtarisht, të rregulluar konform standardeve ndërkombëtare të profesionit, dhe me materiale studiuese të zhvilluara nga organizata më prestigjioze në botë dhe e vetmja në Kanada (CBV Institute), për Licencimin e Vlerësuesve të Biznesit. 

Për më shumë, të gjithë anëtarët/studentët e IKAF, të cilët përfundojnë provimet për këtë kualifikim, do të fitojnë njohje të këtyre provimeve/moduleve nga Instituti Kanadez, nëse kanë synim përfitimin e diplomës si Vlerësues i Bizneseve nga kjo organizatë prestigjioze. 

IKAF shumë shpejtë do shpallë konkursin e regjistrimeve për të gjithë të interesuarit në specializim në Vlerësimin e Bizneseve.

Kush është CBV Institute (Instituti CBV)? 

Instituti Kanadez i Vlerësuesve të Bizneseve të Diplomuar (Instituti CBV), zhvillon dhe rregullon profesionin e Vlerësuesve të Biznesit të Diplomuar, e që njëkohësisht është certifikimi/titulli i vetëm i rregulluar dhe ofruar në Kanada nga kjo organizatë që nga viti 1971.  

Misioni i Institutit CBV është në vendosjen e standardeve më të larta të praktikës dhe arsimimit të vlerësimit të biznesit. 

CBV është organizatë e specializuar në vlerësimin e biznesit me një proces akreditimi të rreptë, standardet e të cilit janë shumë të larta.

TITULLI – Vlerësues i Bizneseve i Licencuar (Chartered Business Valuator)

Ka pak më shumë se 2000 të diplomuar/certifikuar nga kjo organizatë në të gjithë botën. CBV kanë ndërtuar mbi vite arsimim dhe praktikë të nivelit të lartë të biznesit, duke përqafuar vite shtesë kurrikulash sfiduese, për të marrë titullin e synuar si CBV.

Profesionistët e CBV njihen ndërkombëtarisht se kanë gjykim dhe trajnim analitik të nevojshëm për një gamë kaq të gjerë të nevojave të bazuara në vlerësim: të gjitha të bazuara në matjen e vlerës, krijimin e vlerës dhe mbrojtjen e vlerës. Profesioni i CBV-së rregullohet nga CBV Institute, autoriteti pa ekuivok në vlerësimin e biznesit për gati gjysmë shekulli.

Programi Kualifikues CBV 

Programi i Studimeve CBV pajis studentët me aftësi të përparuara për të përmbushur nevojat e biznesit sot dhe të ngrihet në sfidat e së ardhmes. Mprehtësia analitike e CBV dhe gjykimi i informuar CBV janë shenjat kryesore të profesionit CBV. Mendimi kritik i nivelit të lartë zhvillohet dhe zbatohet në mjetet analitike, duke u dhënë mundësi studentëve të paraqesin këshilla të besueshme për biznesin. Studentët frymëzohen dhe sfidohen të krijojnë vlera, të ushqejnë vlerën dhe të ofrojnë këshilla komplekse biznesi përmes depërtimit të vlerësimit. Programi i Studimeve CBV është një kurrikulë e plotë akademike, shumë-vjeçare, e kombinuar me përvojë profesionale.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *