IFAC trajton ndryshimet që po i pëson profesioni i kontabilisitit në periudhën digjitale

Federata Ndërkmobëtare e Kontabilistëve (IFAC) në mënyrë intensive është duke vendosur agjenda në ridefinimin dhe evaulimin e rolit të kontabilistit në biznes.

Siç thuhet në një njoftim të IFAC, në takimet e fundit të mbajtura nga Komiteti për Kontabilistët Profesionist në Biznes (PAIB) të kësaj federate, janë vërejtur shenja të qarta që tregojnë se imazhi i kontabilistëe po ndryshon vazhdimisht.

  • Këto janë pikat që udhëzuesi për Funksion të Financave parasheh lidhur me rolin e kontabilistit dhe financierit në periudhën digjitale:
  • Të jesh i orjentuar nga klienti dhe i përgjegjeshëm ndaj nevojave të tyre
  • Ndërgjegjësim komercial, biznesor ose organizacional dhe mirëkuptim përtej çështjeve të financave
  • Teknologji dhe angazhim në drejtim të teknologjisë
  • Vlerat dhe kultura për të eksploruar mënyrat strategjike të orientuara drejtë të ardhmes për të krijuar dhe paraqitur
    vlerën për vendimmarrje dhe raportim
  • Talentet dhe aftësitë për të mbështetur rolet e reja, inovacionin në mbështetje të vendimeve dhe komunikimin të përmirësuar
  • Profesionalizëm, etikë dhe integritet dhe standarde të larta të vlerave profesionale, duhet të evoluojnë në raport me ndryshimet tjera.

Përveç këtyre, udhëzuesi për zhvillimin e funksionit të financave do të ofrojë edhe një udhëzim për çështje tjera të cilat Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti mund t’i përdor për krijim të vlerave në aspektin e financave.

Analiza e të dhënave – komiteti ka shqyrtuar gjendjen e analizës së të dhënave për të pranuar informata nga të dhënat financiare dhe jo-financiare në mënyrë që të përmirësohet procesi i vendimmarrjes që i kontribon suksesist të organizatës.

Modelimi i të dhënave përtej kontabilitetit dhe raportimit financiar – Komiteti ka vlerësuar se funksioni financave nuk duhet të shërbej përtej funksionit të tyre.

Komitet efikas të Auditimit dhe raportet me CFO dhe me nivelet tjera të financave – Efikasitati i Komiteteve të auditimit është shumë domethënës në krijimin e besimit dhe konfidencës në raportimin dhe menaxhimin e riskut. Komiteti ka vlerësuar se komitetet e auditimit praktikohen në të gjitha shtetet dhe, është e qartë se detyrat dhe praktikat e tyre ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Në këtë aspekt, komiteti i IFAC ka vlerësuar se duhet të ketë një unifikim të komitetit të auditimit nëpër të gjitha shtetet dhe të ketë një ndërlidhje më të afërt me departamentin e financave dhe funksionet tjera financiare në firma.

Besimi dhe Profesionalizëm – Duke hulumtuar çështjet e besimit dhe profesionalizmit, komiteti i IFAC I ka shqyrtuar shkaqet rrënjësore të rënies së besimit në profesion duke adresuar pyetjet si: “Si mund të vazhdojmë të rrisim besimin dhe profesionalizmin e kontabilistëve në biznes dhe në sektorin publik?”. Mirëpo, gjithçka është mbetur të rishikohet tutje në këtë aspekt.

Komunikim dhe rrëfim efikas – Kontabilistët duhet të ngrisin nivelin e komunikimit i cili kërkon një rol më të gjerë dhe qasje strategjike në detyrat e tyre. Ata duhet të fokusohen në adresimin vlerave afatgjata për grupet e aksionerëve, duke ofruar informata të ndryshme që kontribuojnë në vendimmarrje dhe raportim që mbështetë krijimin dhe zhvilllimin e organizatave. Ky komunikim kalon përtej numrave.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *