IKAF lë 2018-ën me ndërkombëtarizim të certifikimeve

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) po e përfundon vitin 2018 dhe po hynë në vitin e ri (2019) me arritje të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. 

Në një tubim të organizuar për fundvit, të pranishmit, përfaqësues nga jeta publike e institucionale në vend u pajtuan se arritjet e bëra nga IKAF gjatë vitit që po e lëmë pas, kanë bërë që Instituti të kalojë në një fazë tjetër.

Përfaqësues të Institutit KAF, drejtori ekzekutiv, z.Bujar Krasniqi dhe kryetari i Këshillit Drejtues, z.Ymer Mehmeti, kanë shpërndarë certifikatat për vijuesit e trajnimeve në nivelin Teknik Kontabiliteti, Kontabilist i Certifikuar, Auditor i Jashtëm dhe Auditor i Brendshëm.

z.Bujar Krasniqi, drejtor ekzekutiv, gjatë një fjalimi para të pranishmëve, tha se viti që po e lëmë pas ka shënuar një ngritje për Institutin në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrjetëzimit me organizata me renome botërore në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

“Gjatë vitit 2018 kam bashkëpunuar me të gjitha ekipet profesionale të angazhuara në Institut dhe bashkërisht kemi arritur që t’i realizojmë qëllimet tona, siç është rrjetëzimi në shumë organizata ndërkombëtare. Ne edhe gjatë vitit 2019 do t’i kemi disa certifikime të reja të profesioneve të ndryshme në Kosovë dhe rajon”, ka thënë z.Krasniqi.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rëndësinë që ka anëtarësia në veprimtarinë e IKAF-it, duke thënë se “ata janë pjesë e një rrjeti të rëndësishëm dhe të respektuar profesional të këshilltarëve të besuar dhe udhëheqësve të biznesit dhe financave”.

IKAF, siç tha z.Krasniqi, do të vazhdojë zbatimin e standardeve profesionale të kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit të brendshëm dhe atij të jashtëm, si dhe zhvillimit të edukimit të vazhdueshëm profesional.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *