Fito duke promovuar anëtaresinë elektronike në IKAF

Fito duke promovuar anëtaresinë elektronike në IKAF

Fushata promovuese

IKAF ka filluar një fushatë promovuese të këtij shërbimi të anëtarësisë përmes kuponave me vlerë monetare. Anëtarët që arrijnë të kenë më shumë vizitorë në profilet e tyre, do të shpërblehën me këta kuponë me të cilët do të mund të bëjnë pagesa në kuadër të IKAF-it.

Si mund të fitoni një kupon?
Së pari ju duhet të shpërndani profilin tuaj në rrjete sociale dhe të prisni për numrin e vizitorëve, kurse IKAF do kontrollojë numrin e tyre.

IKAF, përmes një sistemi të përparuar dhe transparent, do të arrijë të shoh se cilat profile kanë gjeneruar më shumë vizitorë.

Vlerat e kuponit: 100  Euro
Kohëzgjatje: 15/02/2020

Çka përmbanë një profil elektronik i anëtarësisë?

Të dhënat personale – çdo anëtar mund të ngarkojë të dhënat personale si:
     ->  Emri dhe Mbiemri
     ->  Fotografi (formati portret)
     ->  Llojet e certifikimeve (niveli dhe koha kur jeni certifikuar)

Resume profesionale – mundësi që profilin t’a ndërlidhni në CV dhe dokumente tjera relevante që shërbejnë për të dëshmuar arritjet profesionale.

Çdo ndryshim në profil bëhet duke u bazuar në udhëzues

Për çka shërben ky profil elektronik?

Dërgimi i mesazhave direkte – palët e interesit si, ndërmarrjet e ndryshime apo edhe të ngjashme, përmes profileve online, mund t’i gjejnë më lehtë të certifikuarit dhe të krijojnë komunikim direkt edhe përmes email-it privat. Ky komunikim direkt do të vihej në funksion të ndonjë bashkëpunimi dirket.

Shpërndarje të profilit – anëtarët kanë mundësi që profilin e tyre të anëtarësisë ta shpërndajnë në rrjete sociale dhe platforma tjera online, duke njoftuar palët e interest për nivelin e certifikimeve.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *