
Instituti KAF (IKAF) ju rikujton rëndësinë e ruajtjes së statusit tuaj si Anëtar Aktiv dhe përmbushjen e kërkesave të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPD) për vitin 2026.
Për të ruajtur ose fituar statusin Anëtar Aktiv, çdo anëtar duhet të plotësojë një nga opsionet e mëposhtme deri më 31 dhjetor 2026 (raportimi bëhet në Janar/Shkurt 2027):
Opsioni A (i rekomanduar):
Opsioni B (kombinim fleksibël):
Për më shumë informacion mbi politikën e EVP, vizitoni: www.ikaf.org/ngjarje/evp
Viti 2025 ka përfunduar, por disa anëtarë nuk e kanë përmbushur ende plotësisht detyrimin për të ruajtur statusin aktiv. Për të siguruar që emri juaj mbetet në listat e KKRF dhe ATK:
Afati i fundit për raportim dhe korrigjim: 8 shkurt 2026.
Pas kësaj date, emrat që nuk plotësojnë kriteret do të largohen automatikisht nga listat zyrtare të IKAF, KKRF dhe ATK.
Afati për regjistrim në certifikimet profesionale të IKAF-it (16 programe të akredituara) është i hapur deri më 05 mars 2026.
Veproni sa më shpejt – afatet po afrohen dhe listat zyrtare rifreskohen rregullisht!
Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj standardeve profesionale dhe ndaj IKAF-it. Ju presim në seminaret dhe programet tona për të vijuar rritjen profesionale bashkë!