Dita Ndërkombëtare e Kontabilistëve

Të nderuar anëtarë të Institutit KAF,

Sot, më 10 Nëntor 2023 shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kontabilistëve, një ditë e dedikuar për të nderuar dhe përshëndetur punën e rëndësishme të kontabilistëve në mbarë botën.

Profesioni i kontabilistit ka një ndikim thelbësor në stabilitetin ekonomik të shoqërisë. Nëkohën e globalizmit dhe zhvillimit të teknologjisë, kontabilistët luajnë një rol kritik nësigurimin e qëndrushmërisë dhe rritjes së organizatave. Në këtë ditë të veçantë duam tëfalenderojmë të gjithë anëtarët tanë për kontributin e çmuar dhe profesionalizimin etreguar. Të punojmë së bashku për të promovuar praktikat më të mira dhe për tëndihmuar në zhvillimin e një mjedisi ekonomik më të fortë dhe të integruar në të gjithëbotën, theksoi mes tjerash z.Bujar Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Instituti KAF .

Shënimin e kësaj date të rëndësishme për komunitetin e kontabilistëve e nderoi akomamë shumë pjesëmarrja e Auditorës së Përgjithshme znj.Vlora Spanca, e cila mbajti njëfjalë rasti para anëtarëve dhe mysafirëve ku mes tjerash theksoi se: “Roli i kontabilistitdhe auditorit është i pa kontestueshëm në përmirësimin e menaxhimit të financave nësektorin privat dhe publik, dhe shtoi se Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa kakontribuar në promovimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë si dhenë ngritjen e kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Stafi i ZKA-së është pjesëmarrës i trajnimeve të ndryshme të organizuara nga IKAF, një numër i caktuar i stafit tani janë kontabilistë dhe auditor të certifikuar. Auditorët e teknologjisë së informacionit në kuadër të ZKA-së janë certifikuar me titullin “Auditor i IT-së i Certifikuar” nga IKAF. Me këtë certifikim ata janë të kualifikuar për të kryer auditime që plotësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike, deklaroi znj.Spanca.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Këshillit Drejtues z.Ymer Mehmeti i cili theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj date të shënuar ndërkombëtarisht, dhe urojë të gjithë profesionistët – Ditën Ndërkombatëre të Kontabilistëve dhe në veçanti anëtarëve të Institutit KAF.

Sot, Instituti KAF ndau Certifikatë Mirënjohje dhe shpalli Anëtare nderi znj.Mevlyde Kelmendi Begolli për kontributin në Praktikimin e profesionit të Auditimit të Brendshëm dhe vijimit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me ç’rast i ofroi anëtarësin falas për gjithë jetën.

Në ditën Ndërkombtare të Kontabilistëve IKAF certifikoi edhe gjeneratën e re të anëtarëve në kualifikimet: “Teknik i Kontabilitetit”, “Kontabilist i Certifikuar”, “Auditor i Certifikuar”, “Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik”, “Nëpunës i Kontabilitetit”, “Këshilltar Tatimor” dhe “Menaxher i Riskut i Certifikuar”.

Po ashtu, sot u mbajt edhe Seminari me temën “Kodi i Etikës Profesionale për Kontabilistë dhe Auditor”, për nderë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kontabilistëve. Ky seminar u ofrua falas nga IKAF dhe pjesëmarrësit u pajisen me Certifikatë dhe përfituan 3 orë/EVP.

Sot, 10 Nëntori u manifestua më aktivitete të shumëta me ç’rast ju ftojmë të reflektoni gjithmonë mbi sfidat dhe mundësit që keni përpara, në këtë rrugëtim të vështirë të numrave dhe financave, puna e profesionistëve është gjithmonë e rëndësishme dhe e vlerësuar.

Urime të gjithë anëtarëve 10 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Kontabilistëve.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *