janar, 2026
01JanarGjithë ditën31DhjetorEVP dhe Anëtarësia në IKAF për Vitin 2026 – Pyetje & Përgjigje

Detajet e ngjarjes
Detajet e ngjarjes
|
Për anëtarët profesionalë
1. A mund të bëhem anëtar në IKAF pa raportuar EVP (Edukimi i Vazhdueshëm Profesional) dhe pa kontroll cilësie, si anëtar i lirë dhe i liruar nga obligimet e raportimit?
Po, mund të anëtarësoheni si anëtar i lirë (anëtar jo-aktiv / anëtar pasiv). Në këtë rast nuk do të konsideroheni si anëtar aktiv, por përfitimet e anëtarësisë do t’i keni të gjitha përfitimet e tjera që i kanë edhe anëtarët profesionalë, siç janë zbritjet për anëtarë në pjesëmarrje të seminareve / punëtorive të caktuara dhe çdo zbritje që mund të kenë anëtarët profesionalë.
Anëtar i lirë nënkupton njohës i fushës në kualifikimin përkatës, i pa-verifikuar.
2. Nëse jeni anëtar i lirë i IKAF-it (keni paguar kuotën e anëtarësisë dhe keni statusin përkatës), dhe dëshironi të kaloni në anëtar profesional?
Duhet të plotësoni këto kushte kryesore:
- a) Të keni certifikimin profesional përkatës të IKAF-it (ose një certifikim të njohur ndërkombëtar që pranohet nga instituti, p.sh. në fushat e kontabilitetit, auditimit të jashtëm, auditimit të brendshëm etj.).
- b) Të keni raportuar dhe të keni vijuar 24 EVP (Edukimi i Vazhdueshëm Profesional) në IKAF, në emër të vitit paraprak (p.sh. për vitin 2025 nëse po aplikoni gjatë vitit 2026).
3. Anëtarët profesionalë që para një viti ose më shumë se dy vite ishin pasiv në kualifikimin përkatës në IKAF, cilat detyrime kanë?
Nëse ke qenë pasiv (nuk ke paguar kuotën e anëtarësisë dhe nuk ke raportuar EVP), zakonisht statusi mund të kalojë në pasiv ose të pezullohet. Për ri-aktivizim në 2026, zakonisht duhet:
- a) Rasti kur anëtarët profesionalë ishin pasiv në vitin paraprak: Pagesë e anëtarësisë profesionale për vitin 2025 dhe vitin 2026.
- b) Rasti kur anëtarët profesionalë ishin pasiv më shumë se 2 vite: Ri-regjistrim dhe pagesë e kostove të ri-regjistrimit dhe anëtarësisë për vitin 2026.
- c) Raportim / plotësim i EVP-së (24 EVP të verifikueshme në IKAF) për vitin 2025.
- d) Shlyerja e çdo detyrimi raportues apo financiar në IKAF, nëse kanë me parë.
4. Anëtarët profesionalë gjatë 2025 ishin aktiv në IKAF, cilat detyrime kanë për të vazhduar anëtar aktiv në 2026?
Për të mbetur aktiv:
- a) Pagesë e anëtarësisë profesionale për vitin 2026.
- b) Raportim / plotësim i EVP-së (24 EVP të verifikueshme në IKAF) për vitin 2025.
- c) Raportim i kontrollit të cilësisë (nëse ju është kërkuar).
- d) Shlyerja e çdo detyrimi raportues apo financiar në IKAF, nëse kanë me parë.
5. Anëtarët profesionalë që kanë dy ose më shumë anëtarësi, detyrimet për raportimin e EVP?
Sa i përket EVP-ve, kualifikimi i parë detyrohet të raportohet plotësisht. Për kualifikimin e dytë, të tretë e tutje:
- 50% e EVP-ve duhet të jenë të lidhura drejtpërdrejt me kualifikimin përkatës.
- 50% e EVP-ve të tjera mund të njihen nga EVP e vijuar në një kualifikim tjetër.
6. Anëtarët profesionalë që kanë dy ose më shumë anëtarësi profesionale, detyrimet financiare për anëtarësi?
Sa i përket pagesës:
- Kualifikimi i parë paguhet plotësisht.
- Kualifikimi i dytë, i tretë e tutje paguajnë vetëm 50% të kostos së anëtarësisë.
Kualifikimi i parë konsiderohet ai me detyrimin financiar më të lartë.
7. Anëtarët profesionalë gjatë 2025 ishin aktiv në organizata të ngjashme si IKAF, cilat detyrime kanë për të vazhduar anëtar aktiv në 2026?
Për t’u transferuar në IKAF:
- a) Pagesë e anëtarësisë profesionale për vitin 2026.
- b) Raportim / plotësim i EVP-së (24 EVP të verifikueshme). EVP-të e verifikueshme nga organizata tjetër njihen.
- c) Shlyerja e çdo detyrimi raportues apo financiar në IKAF, nëse kanë me parë.
8. Anëtarët profesionalë që para një viti ose më shumë se dy vite ishin pasiv në organizata të ngjashme si IKAF, cilat detyrime kanë?
Për ri-aktivizim në 2026, zakonisht duhet:
- a) Pagesë e anëtarësisë profesionale për vitin 2025 dhe 2026.
- b) Raportim / plotësim i EVP-së (24 EVP të verifikueshme). EVP-të e organizatës tjetër njihen për plotësim.
- c) Shlyerja e çdo detyrimi raportues apo financiar në IKAF, nëse kanë me parë.
Për anëtarët studentë
9. Anëtarët studentë në IKAF gjatë vitit paraprak (viti 2025) kanë paguar anëtarësinë studentore, por ende nuk kanë përfunduar provimet / certifikimin, cilat detyrime për 2026?
Nëse ke paguar për vitin 2025 dhe je në proces:
- a) Vazhdon me pagesën studentore për vitin 2026.
- b) Regjistrohesh në provimet e mbetura (shiko afatet).
- c) Kujdes: nëse kohëzgjatja e studimeve kalon më shumë se 2 vite, detyroheni të ri-regjistroheni si student dhe mund t’ju përcaktohet edhe hyrja në ndonjë provim shtesë, si rezultat i ndryshimit të programit apo librave / manualëve përkatës.
10. Anëtarët studentë në organizata të ngjashme si IKAF, që dëshirojnë të transferohen në IKAF për të vazhduar trajnimin apo certifikimin përkatës – procesi i regjistrimit?
Procesi i regjistrimit përfshin:
- a) Pagesa për regjistrim.
- b) Aplikimi për njohje të provimeve, nëse keni dhënë ndonjë provim në organizatën tuaj apo kërkoni njohje nga studimet paraprake.
- c) Anëtarësia studentore për vitin aktual (viti 2026).
- d) Pagesa për vijimin e moduleve, nëse mendoni se ju duhet të vijoni ligjëratat përkatëse.
- e) Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar, bazuar në kriteret e regjistrimit për kualifikimin përkatës.
Rregullat specifike të EVP-ve për anëtarët profesionalë
13. Çfarë ndodh nëse certifikohem në korrik (TM3)?
Certifikimet në TM3 dhe TM4 lirohen nga raportimi i EVP-ve për vitin e certifikimit, bazuar në datën e lëshimit të certifikatës apo vërtetimit për titullin e fituar. Kurse raportimi për kontrollin e cilësisë duhet raportuar (nëse kërkohet) dhe nëse keni ushtruar profesionin në ato muaj.
14. Sa orë EVP në etikë duhen patjetër çdo vit për t’i vijuar?
Dy (2) orë në etikë profesionale për çdo kategori dhe certifikim aktiv. Kodi i Etikës ofrohet falas nga IKAF dhe numri i EVP-ve nga Kodi i Etikës njihet si dy EVP, pavarësisht sa orë vijoni brenda apo jashtë IKAF-it, në secilin kualifikim përkatës.
15. Nëse jam jo-praktikues, a detyrohem për vijimin e EVP-ve dhe pagesën e anëtarësisë?
Po. Raporton vetëm 50% të EVP-ve të kërkuara (p.sh. 15 orë në Opsionin A ose 20 orë në Opsionin B). Duhet të aplikosh në fillim të vitit dhe të marrësh konfirmim nga IKAF.
- a) Nëse merr aprovimin, paguani vetëm pjesën e anëtarësisë për vitin 2026.
- b) Në rast ndryshimi të vendimit për të ushtruar profesionin gjatë vitit, njoftoni IKAF dhe raportoni në fund të vitit për 100% të EVP-ve.
- c) Kontrollin e cilësisë raportoni vetëm nëse keni ushtruar profesionin.
16. Sa EVP maksimum mund të marr nga një ligjërim/prezantim që e mbaj vetë në ndonjë organizatë ngjashme si IKAF?
Ligjërim / prezantim:
- a) Në IKAF: EVP sipas Opsionit A, por jo më shumë se 8 EVP nga tema/moduli i njëjtë.
- b) Kalkulimi: 1 EVP për çdo 50 minuta prezantim + kohë përgatitjeje ekuivalente me dy herë kohën e prezantimit (p.sh. 50 min = 3 EVP).
- c) Njohja e EVP-ve bëhet vetëm për raportim sipas Opsionit B, por jo më shumë se 8 EVP nga ligjërimet totale.
- d) Materialet e gatshme raportohen vetëm për kohën e prezantimit.
17. Sa EVP maksimum mund të marr nga një ligjërim që mbaj në IKAF, si seminare/puntori të caktuara me pjesëmarrje publike?
Prezantimet / Ligjërimet:
- a) Ju njihen deri 8 EVP verifikueshme sipas opsionit A, por jo më shumë se 8 EVP nga tema/moduli i njëjtë.
- b) Kalkulimi: 1 EVP për çdo 50 minuta prezantim + kohë përgatitjeje ekuivalente me dy herë kohën e prezantimit (p.sh. 50 min = 3 EVP).
- c) Materialet e gatshme raportohen vetëm për kohën e prezantimit.
18. Mund të raportoj EVP nga shkrimi i artikujve apo librit?
Po. 1 EVP për çdo 200 fjalë. Maksimumi: 5 EVP në vit (sipas politikës EVP 2026).
19. Sa EVP maksimum marr nga përkthimi i materialeve profesionale?
1 EVP për 200 fjalë. Maksimumi: 10 EVP në vit (sipas politikës EVP 2026).
20. Cili është kushti minimal për të marrë certifikatën zyrtare të EVP-ve pas ndjekjes të seminarit/puntorisë?
Kalueshmëria minimale e testimit të njohurive nga EVP-të është 70%. Kandidati duhet të kalojë kuizin me sukses për të marrë certifikatën zyrtare. Nëse kuizi nuk kalohet (<70%), pjesëmarrja regjistrohet vetëm si dëshmi. Kandidati mund të rihyjë në kuiz deri 5 herë, ose të paraqesë kërkesë të veçantë.
21. Nëse jam vullnetar në komisionin e IKAF-it, sa EVP mund të fitoj?
Maksimumi 15 EVP në vit nga pjesëmarrja vullnetare si ekspert (1 EVP / 50 minuta aktiviteti).
22. A mund të raportoj orë EVP nga YouTube, webinare falas apo kurse online pa certifikatë zyrtare?
Jo. Për Opsionin B kërkohet aprovimi paraprak nga IKAF dhe dokumentacion zyrtar.
Përmbajtja falas në internet zakonisht nuk plotëson kriteret.
23. Çfarë ndodh nëse nuk i raportoj EVP-të deri më 31 dhjetor?
Statusi bëhet jo-aktiv. Për t’u kthyer aktiv, duhet të plotësohen mungesat dhe të paguhet tarifa e ri-kthimit.
24. Sa kohë duhet t’i ruaj dokumentet e EVP-ve?
Minimum 3 vite pas raportimit. IKAF mund të kërkojë verifikim në çdo moment.
25. Nëse jam në Opsionin B, sa orë mund të vijnë nga aktivitete jo-IKAF?
Maksimumi 16 orë nga burime të tjera. Minimum 24 orë duhet të jetë nga programet e IKAF-it.
26. Si llogaritet koha e EVP-së nëse një seminar zgjat 3 orë e 20 minuta?
200 minuta ÷ 50 = 4 EVP. Pauzat zyrtare zakonisht nuk llogariten.
27. Sa kushton pjesëmarrja në seminaret / punëtoritë e organizuara nga IKAF për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPD), qoftë me prezencë fizike, online, apo vetë-studim?
Për shumicën e seminareve dhe punëtorive EVP të IKAF-it – pavarësisht formatit (fizik në ambientet e IKAF-it, online live-stream, ose vetë-studim me akses të kufizuar në kohë) – vlen e njëjta strukturë tarifash standarde:
- Çmimi standard (për jo-anëtarët): 24€ / EVP
- Çmimi me zbritje (për anëtarët aktivë të IKAF-it): 19€ / EVP
Tarifa përfshin:
- Materialet e nevojshme trajnuese (digjitale ose të printuara, sipas formatit)
- Certifikatën e pjesëmarrjes
- Kreditet EVP/CPD vendosen në certifikatë (vetëm në rast kalimi të suksesshëm të kuizit me ≥70%)
Vetë-studimi (self-study):
Disa seminare dhe puntori do të ofrohen në format vetë-studim me akses për 3 muaj. Çmimi zakonisht llogaritet sipas numrit të EVP-ve, por tarifa bazë për EVP mbetet në përputhje me standardin e mësipërm. Disa module të veçanta (p.sh. kode etike IESBA/IFAC ose materiale nga IIA Global) ofrohen falas ose me çmim simbolik, ku mund të raportohen deri në 2 EVP për kualifikimin përkatës.
Përjashtime me çmime më të larta:
Në raste të veçanta (seminare jashtë Kosovës, ngjarje në hotele ose ambiente premium, bashkëpunime ndërkombëtare me folës të huaj të nivelit të lartë, ose formate speciale), tarifa mund të jetë më e lartë se çmimi standard. Çmimi i saktë për çdo ngjarje specifike publikohet gjithmonë në përshkrimin e eventit.
Për ngjarjet aktuale, formatet e disponueshme (fizik, online live ose vetë-studim me kohëzgjatje të caktuar), oraret dhe regjistrimin vizitoni:
Koha e organizimit
Janar 1 (Enjte) - Dhjetor 31 (Enjte)
