Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nxjerr një vendim
shpjegues që ka të bëjë me detyrimin për të paguar TVSh-në për furnizimin e shërbimeve
në lëmin e ndërtimit – Aplikimi I ngarkesës së kundërt.
Sipas një njoftimi nga ATK, thuhet se qëllimi i këtij
Vendimi Shpjegues Publik është që “të sqarojë trajtimin tatimor për aspekte të
TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht
aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit”.
“Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari vlen vetëm
për personat e tatueshëm, të cilët janë pjesë e transaksionit (furnizuesi dhe
pranuesi i shërbimit). Pra, furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit duhet të jenë
Deklarues të TVSH-së në Kosovë”, thuhet në këtë njoftim të ATK-së.
Ky vendim është I bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr.
06/2016 që plotëson ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.