Çka mësohet në CMA?

Për afro 50 vjet, certifikimi CMA (Certified Management Accountant) ka qenë pikë referimi global për menaxherët e kontabilitetit dhe profesionistët financiarë. CMA mund të shpjegojnë arsyen “pse” që qëndron pas numrave, jo vetëm vetëm “çfarë”. Dhe kjo mund t’ju japë besueshmëri më të madhe, rritje të potencialit për fitim dhe përfundimisht një vend në tryezën e udhëheqjes.
Ky certifikim që tashmë mundësohet edhe nga IKAF për studentët në Kosovë dhe për ata nga shtetet e Ballkanit Perëndimor është i modeluar në atë formë që, studentëve t’ju jep një mundësi të mirë të njohin në thelb çështjen e menaxhimit të financave, kontrollit financiar të projekteve, vendimmarrjes, vlerësimit të riskut në projekte, etj.
Për këtë arsye, në kualifikimin CMA janë përfshirë lëndë të cilat janë adekuate për të pasuruar njohuritë me nevojat që kërkohen në profesionet e lartpërmendura.
Certifikimi CMA ndahet në 2 module kryesore, pjesë e së cilave janë lëndët që janë të përshtatshme me kërkesat e pozitave për të cilat ky certifikim është i krijuar.

Modulet e CMA-së

Pjesa e parë: Planifikim Financiar, Performancë dhe Analizë
Vendime për Raportim të Jashtëm Financiar
Planifikim, Buxhetim dhe Parashikim të Perfromancës Menaxheriale
Menaxhmenti i Kostos
Kontroll i Brendshëm

Pjesa e dytë: Menaxhimi Strategjik Financiar
Analizë e Pasqyrave Financiare
Financa të Koorporatave
Analizë në Vendimmarrje
Menaxhement i Riskut
Vendimmarrje në Investime
Etika Profesionale

Disa nga sugjerimet për ligjërata dhe njohuri shtesë lidhur me CMA:
• Rekomandohet që mesatarisht të mësohet nga 150 në 170 orë
• Kalueshmëria botërore në këtë CMA është 50%
• Mesatarisht rreht 4000 mija CMA certifikohen brenda vitit

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *