Çfarë duhet bëjë një kontabilist që t’i “shpëtojë klientët nga COVID-19”

COVID-19 ka sjellë shumë ndryshime tek ne kohët e fundit dhe ndryshimet sa vijnë e shtohen me një ritëm të paparë. Përveç emergjencës në aspektin shëndetësor dhe të sigurisë, kjo gjendje është duke ndikuar edhe në ndryshimin e përparësive të firmave. 

Shumë firma të kontabilitetit janë duke ndryshuar mënyrën e punës në raport me klientët e tyre. Këto ndryshime janë paraqitur në katër fusha: shërbime për të cilat klientët kanë nevojë tani, modele të ofrimit të shërbimit, ndërrime të prioritetit të stafit dhe shëndetin dhe sigurinë e ekipit dhe klientëve.

Këtë e konstaton ekspertja amerikane dhe konsulentja e njohur në fushën e kontabilitetit dhe lidershipit, Tamera Loerzel, e cila shton se kontabilistët duhet të ndalen dhe të mendojnë qartë për prioritet që i kanë klientët, tash në këtë kohë pandemie. 

Nuk duhet humbur shumë kohë në aspektin e taksave dhe tatimeve, pasi që për klientët në këtë kohë, më shumë janë të brengosur për vazhdimësinë e biznesit dhe rrjedhën e keshit. Sipas Loerzel, nevojë me të madhe për këtë ndihmë kanë bizneset e vogla në aspektin e administrimit të huave, projektimin e rrjedhës së keshit, rishikim të buxhetit, puna në distancë, mbështetja teknologjike etj. Dhe në këtë mënyrë, ju apo stafi i firmës tuaj, duhet të bëjë këshillime që janë ndoshta edhe përtej fushës së kontabilitetit e që ndërlidhen me brengat e përgjithshme. 

Në këtë këshillim, Loerzel ka paraqitur disa prioritete për firmat e kontabilitetit në punën me klientë gjatë gjendjes së COVID-19:

  1. Mendoni prioritetet e klientëve që do t’u ndihmonin më së shumti atyre në këtë kohë.
  2. Mendoni modelin më të përshtatshëm për ndryshimin e shërbimeve nga distanca.
  3. Ndrysho prioritetet e stafit.
  4. Vëzhgoni vazhdimisht prioritetet shëndetësore për të siguruar që ekipi juaj dhe klientët të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm.

Për më shumë detaje, IKAF ju sjell analizën e plotë të ekspertes Tamera Loerzel.

https://www.accountingtoday.com/opinion/setting-your-firms-priorities-amid-the-coronavirus-crisis

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *