5 Përfitimet kryesore e të qenurit CPA

5 Përfitimet kryesore e të qenurit CPA

Pavarësisht nëse profesioni juaj është kontabiliteti dhe po konsideroni të licencoheni si Kontabilist Publik i Certifikuar (CPA)  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose jeni profesionist i karrierës duke synuar të arrini një thirrje të re apo të ndërroni komplet karrierën tuaj, janë disa përfitime të mëdha që duhet ti dini rreth CPA-së para se të merrni këtë vendim. CPA është profesionisti më elitar në botën e kontabilitetit dhe financave, dhe duke poseduar këtë licencë mund të ngriteni në karrierë dhe ti ipni një shtytje të fortë mundësive para jush. Nëse jeni duke konsideruar të fitoni këtë tutull, këtu mund ti gjeni 5 përfitimet kryesore e të qenurit CPA. 

  1. Rritje e mundësive në një afat relativisht të shkurtër

CPA-të kërkohen relativisht shumë për arsyen që shquhen si profesionist elitar. Sa më shumë që rritet kërkesa për profesionist kompetent dhe mjedisi i biznesit bëhet më kompleks, punëdhënësit vazhdojnë të kërkojnë kandidat të dëshmuar në kontabilitet, dhe kërkimin e tyre e fillojnë nga CPA-të e licencuar. Në afat relativisht të shkurtër, ju mund të prisni që të keni më shumë mundësi punësimi se kurrë më parë. Shumë dyer do të hapen si në kontabilitetin publik, në industri, në organizata qeveritare dhe në ato jo qeveritare. Do të keni mundësi të punoni në industri të ndryshme dhe rast ideal të gjeni punën e dëshiruar për karrierën tuaj.

  1. Rritje e mundësive afatgjata 

Shumica e pozitave të nivelit të lartë në fushën e kontabilitetit dhe financave kërkojnë të kesh tituj të kësaj fushe. Për tu bërë menaxher apo partner në firmat e kontabilitetit publik në amerikë dhe në shumë vende tjera, ju duhet të jeni i licencuar si CPA. Nëse jeni i interesuar të kaloni në një pozitë udhëheqëse (C-Suite) në këtë industri, titulli i CPA-së do të jetë një provë reale që ju mund të punoni lehtë të ju besohen këto poste të kompanive. Nëse korporatat nuk janë pasioni juaj dhe jeni duke menduar te startoni një biznes tuajin të vogël,  posedimi i CPA-së ju dëshmon klientëve potencial që ju keni edukimin dhe eksperiencën e nevojshme për atë punë. Licenca e CPA-së do ju ndihmoj të ngriteni në çfarëdo pozite në fushën e kontabilitetit apo financave, pa marrë parasysh llojin e kompanisë apo industrinë.

  1. Pagë më të lartë dhe shumë benefite tjera shtesë

Ndonëse paga ndryshon bazuar në nivelin e eksperiencës dhe industrinë, CPA-të llogaritet që fitojnë rreth 1 milion dollar amerikan më shumë se kolegët e tyre që nuk janë CPA në ciklin jetësor të karrierës së tyre. Posedimi i licencës se CPA-së gjithashtu hap dyer për më shumë benefite tjera shtesë si nëpërmjet rangimit më të mirë në punë, gjithashtu edhe nëpërmjet fuqisë negociuese. Meqenëse CPA-të kërkohën relativisht më shumë se sa homologët e tyre jo-CPA, kjo u mundëson atyre një avantazh të theksuar gjate negocimit të benefiteve në punë, duke përfshirë këtu orare më fleksibile të punës dhe kohë më të gjatë të pushimeve vjetore.

  1. Stabiliteti i Punës në të Ardhmen

Në një mjedis pune i cili ndryshon në mënyrë të vazhdueshme për t’ju përshtatur teknologjisë së re, është e rëndësishme që ju të ndiheni i sigurt në detyrën tuaj. Ndonëse disa procese të kontabilitetit vazhdojnë të automatizohen çdo ditë e më shumë, janë njerëzit ata të cilët mund të mendojnë në mënyrë kritike dhe kreative dhe të cilët e thonë fjalën e fundit në fushat e kontabilitetit dhe financave. Titulli i CPA-së kërkon sasi të madhe të të mendimit kritik dhe aplikimit, në këtë mënyre ata që mbajnë këtë titull dëshmuan tek punëdhënësit që vlera e tyre është shumë e lartë dhe duhet te mbahen afër. Edhe në periudhat kur kemi rëniet ekonomike, CPA është certifikim i fuqishëm që ju ofron stabilitet brenda profesionit në të gjitha pikat gjatë karrierës suaj.

  1. Është Titull që Respektohet Jashtëzakonisht Shumë

Edhe njerëzit që nuk dinë asgjë për kontabilitetin e dinë se çfarë është CPA-ja. Është karrierë qe respektohet shumë, si brenda ashtu edhe jashtë botës së kontabilitetit, gjithashtu ju jep ndjenjë të mirë kur prezantoni profesionin tuaj tek familja, shoqëria apo kolegët. Është ndjenjë e mire të kesh një karrierë stabile dhe që paguhet mirë, por te jesh i lumtur dhe të pëlqesh punën që bën, është pjesë tejet e rëndësishme e jetës suaj. Titulli CPA do t’ju ndihmojë të ndiheni të përmbushur tani dhe gjithashtu në të ardhmen. 

Nëse keni qenë duke konsideruar arritjen e titullit të CPA-së, tani është koha perfekte të filloni procesin e mësimit. Me pagë më të lartë, më shumë mundësi dhe respekt, është lëvizje karriere që mund të ju bëjë të ndjeheni mirë, që do të hapë dyer dhe do t’ju ndihmojë në udhëtimin tuaj drejt karrierës suaj perfekte. Nëse ndiheni i gatshëm të merrni këtë vendim dhe filloni eksplorimin tuaj rreth provimeve dhe mënyrën e arritjes së titullit të CPA-së, kontaktoni Institutin KAF që të konsultoheni për rrugën më të shkurtër dhe më të mirë për arritjen e këtij qëllimi!

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *