Ofertë për CMA: Regjistrohu tani që të fitosh modulin falas

IKAF ka sjell një (ofertë) mundësi të re për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i ndjekin ligjëratat për certifikimin amerikan – CMA (Certified Management Accountant). 

Në bashkëpunim me ligjëruesin nga ShBA, IKAF të gjithë të interesuarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, u mundëson njërin nga dy pjesët (modulet) falas nëse regjistrohen tani në modulin që është duke u ligjëruar. 

Kandidatët të cilët do të regjistrohen tani, do të mund të ndjekin pjesën e mbetur të modulit, ndërsa do të fitojnë mundësi që ta ndjekin të tërin falas në afatin e ardhshëm, që do të fillojë në tetor të këtij viti.  

Kjo mundësi do të jetë e hapur për dhjetë ditët e ardhshme, duke nisur nga sot (nga 17 deri më 23 korrik, 2020). 

CMA renditet në mesin e 3 certifikimeve më të vlefshme në botë në fushën e kontabilitetit dhe numër një në fushën me menaxhimit të kontabilitetit. Ky certifikim njihet nga të gjitha shtetet në botë dhe shërben si pasaportë për punësim në të gjithë globin.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *