Vizitë studimore e IKAF në Amsterdam

Përfaqësues të Institutit për Kontabilitet, Audimit dhe Financa (IKAF) po qëndrojnë këto ditë në Amsterdam të Holandës për të parë nga afër zbatimin e programeve të organizatës IMA (Institute for Management Accounting).

Gjatë kësaj vizite përfaqësues të IKAF kanë zhvilluar takime për përfaqësuesin e IMA për Evropë, Alain Mulder IMA me seli në Amsterdam , i cili i njoftoi ata për procedurat që duhet përcjellë në zbatimin e certifikimit CMA (Certified Managing Accountant). Gjithashtu, në këtë takim u shpalosen mundësitë edhe për bashkëpunim në forma tjera.

Përveç kësaj, IKAF bëri një vizitë edhe në njërin nga universitetet më eminentë në Holandë “Vrije University”, të cilët zbatojnë certifikimin CMA. Nga ky takim përfaqësues të IKAF patën mundësinë të marrin eksperiencat më të mira nga profesori Elbert de With dhe përfaqësuesja e IMA-s në këtë universitet, Briggite de Graaf.

IKAF muaj më parë pati arritur të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi më IMA, përmes së cilit do të mund të ofrojë certifikime CMA për të gjithë rajonin.

1 Komentet:

  1. IMA MoU IKAF

    Prill 08, 2019 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *