Në Valeta të Maltës, më 11 – 12 prill, është mbajtur Forumi Strategjik për Profesionin e Kontabilitetit (APSF), i organizuar nga Instituti britanik për kontabilist “ICAEW”.
Në këtë forum morrën pjesë 60 përfaqësues të 30 orgnizatave nga Evropa dhe më gjerë. Edhe Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ishte në mesin e pjesëmarrësve në këtë forum.
Temat kryesore që u debatuan nga pjesëmarrësit e këtij forumi ishin përfshirja e Interesit Publik në fushën e kontabilitetit, trajtimi i rasteve ku paraqitet fenomeni i Pastrimit të Parave dhe fuqizimi dhe rrjetizimi i organizatave profesionale të fushës së kontabilitetit (PAO).
Përveç tjerash, në këtë forum u diskutua edhe për përfshirjen e teknologjisë në fushën e kontabilitetit.
Ndërkohë, përfaqësues të IKAF përveç fuqizimit të raporteve me ICAEW, në margjinat e forumit, shfrytëzuan mundësinë që të inicojnë bashkëpunime edhe me organizata tjera ndërkombëtare me të cilat pritet që shumë shpejtë të ketë formalizim të raporteve.
Na vjen keq, forma e komenteve është e mbyllur në këtë moment.