
Në një kohë kur mundësitë për të mësuar janë më të larmishme se kurrë, shumë profesionistë përballen me një pyetje kyçe: të mësoj vetë apo të ndjek një trajnim me ligjërues? Të dyja metodat kanë përparësitë e veta – por ajo që ka më shumë rëndësi është: cilën mënyrë e përthith më mirë ti si individ?
Më poshtë, analizojmë të dyja format dhe të ndihmojmë të kuptosh se cila të përshtatet më shumë.
Për kë është i përshtatshëm vetë-studimi?
– Për ata që kanë vetë-disiplinë, orar të ngarkuar apo dëshirë për të mësuar në ritmin e tyre.
Përparësitë:
Kujdes!
Vetë-studimi kërkon vetë-motivim dhe planifikim të mirë, përndryshe rrezikon të zvarritet ose të mbetet në gjysmë.
Për kë është i përshtatshëm trajnimi në klasë?
– Për ata që kanë nevojë për drejtim të qartë, disiplinë të jashtme dhe bashkëbisedim gjatë mësimit.
Përparësitë:
Kujdes!
Kërkon angazhim të rregullt dhe prani në seanca, çka mund të jetë sfiduese për ata me agjenda të mbingarkuara.
| Tipari | Vetë-studimi | Trajnimi në klasë |
|---|---|---|
| Fleksibiliteti | Shumë i lartë | I kufizuar me orar |
| Mbështetje direkte | E ulët | E lartë |
| Ritmi i të mësuarit | Personal | I strukturuar |
| Motivimi i brendshëm | Thelbësor | Mbështetur nga grupi |
| Ndërveprim | Më i kufizuar, por gjithmonë i mundshëm | I vazhdueshëm |
IKAF e kupton se çdo profesionist ka stilin e vet. Prandaj shumë programe ofrohen si në format të vetë-studimit, ashtu edhe me ligjërues, në mënyrë që secili të zgjedhë ose të kombinojë atë që funksionon më mirë.
Zgjidh metodën që të ndihmon të qëndrosh i motivuar, të arrish qëllimet e tua dhe mbi të gjitha – të mësosh me lehtësi. Edukimi është një investim që të kthehet shumëfish, por vetëm nëse zgjedh mënyrën e duhur për ta përthithur atë.