Vedim Shpjegues Publik për trajtimin e kontratave Afatgjata Ndërtimore

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqarojë trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK) të kontratave afatgjate ndërtimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka marr vedim Shpjegues Publik për trajtimin e kontratave Afatgjata Ndërtimore.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar nga ATK, ku thuhet se këtë vendim, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, e ka ndërmarr në pajtim me nenin 9 Ligjit bazik Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102 dhe Ligjin Nr. 04/L-223.

Në këtë njoftim të ATK-së thuhet se “qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqarojë trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK) të kontratave afatgjate ndërtimore”.

Ky Vendim Shpjegues Publik, sipas ATK-së, vlen për personat e angazhuar në aktivitetet e ndërtimit, gjegjësisht tatimpaguesit të cilët merren me projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *