Seminare për përmirësimin e menaxhimit financiar me anë të kuadrit ligjor për realizimin e punës audituese dhe planifikimi i auditimit të brendshëm

Instituti për Kontabiliteti, Auditim dhe Financa (IKAF) ka organizuar dy seminare që ndërlidhen me fushën e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhimit Financiar të mbajtura në Budva të Malit të Zi.

Pjesëmarrës në këto seminare nga sektori privat dhe ai publik, patën rastin të dëgjojnë ligjërata për të rejat e fundit në menaxhimin financiar dhe auditim të brendshëm.

1) Gjatë seminarit “Përmirësimi i menaxhimit financiar dhe kontrollit me anë të kuadrit ligjor për realizimin e punës audituese” u ligjëruan tema si:

– Mjedisi ligjor për auditmin e brendshëm – vështrim i përgjithshëm;
– Ndryshimet themelore ligjore në mjedisin e auditimit të brendshëm dhe ndikimi i tyre për punën audituese në sektorin publik dhe privat;
– Ndikimi i ndryshimeve ligjore në përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit;
– Përmirësimi i menaxhimit finaciar dhe kontrollit të brendshëm sipas Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike;
– Llogaridhënia menaxheriale për menaxhimin financiar dhe kontroll;
– Ndikimi ligjor specifik për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm në
ndërmarrjet publike sipas Ligjit për Kontrollin e brendshëm të financave publike;
– Përmirësimi i kontrollit të brendshëm në menaxhimin financiar të shoqërive tregtare;
– Ndikimi i klasifikimit të shoqërive tregtare në përmirësimin e mjedisit të auditimit të brendshëm;
– Parandalimi i konfliktit të interesit dhe raportimi i parregullsive nga auditorët e brendshëm;
– Sfidat në zbatimin e ndryshimeve ligjore nga auditorët e brendshëm me qëllim të përmirësimit të menaxhimit financiar.

2) Ndërsa, vijuesit e seminarit “Planifikimi i auditimit dhe qasja praktike në auditimin e brendshëm, në sektorin publik dhe privat”, u njoftuan me metodat për realizimin efektiv të auditimit të brendshëm në organizatë.
Ndër temat kryesore që u trajtuan gjatë këtij seminari ishtin: Si të zhvillohet një plan efikas dhe efektiv i auditimit të brendshëm

– Çfarë mjetesh dhe burimesh duhet përdorur për një auditim?
– Si të analizojmë dhe vlerësojmë rreziqet e auditimit?
– Si të përcaktojmë objektivat e qarta dhe të arritshme të auditimit?
– Si të vlerësojmë kontrollet e brendshme për qëllime të planifikimit?
– Kuptimi i organizatës – procesit të auditimit dhe mbledhja e informacioneve për planifikimin e auditimit;
– Njoftimi i Klientit (Takimi hyrës – Intervistimi);
– Përgatitja e agjendës dhe takimi fillestar;
– Vlerësimi i Mjedisit të Kontrollit të brendshëm;
– Zhvillimi i pyetësorëve të kontrollit të brendshëm;
– Kuptimi i kontrolleve të përgjithshme dhe vlerësimi i rrezikut për fushën që auditohet
– Analiza dhe vlerësimi i rreziqeve te sistemit;
– Programi i punës së auditimit (Përcaktimi i objektivave, rreziqeve dhe kontrollove);
– Përgatitja e pyetësorëve dhe Listave kontrolluese të planifikimit;
– Procedurat për testimin e kontrolleve dhe raportimi i rezultateve;
– Zhvillimi i planit individual të auditimit (Planifikimi kohor dhe resurset/ekipi).

Këto dy seminare kanë qenë të parafundit për këtë vit të organizuara nga IKAF, në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (e obliguar edhe me standarde vijimi me së paku prej 30-40 orë brenda vitit).

Seminari i radhës dhe i fundit për këtë vit:
Ndryshimet e fundit dhe raportimet e nevojshme sipas legjislacionit tatimor, kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit
27-30 Dhjetor I Shqipëri-Tiranë
Linku: http://ikaf.org/details/?id=350

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *