
Instituti KAF ka mbajtur me sukses një seminar profesional në qytetin e Durrësit, me temën “Roli i Zyrtarëve Financiarë dhe Auditorëve në Planifikim, Shpenzime dhe Kontroll të Brendshëm”. Ky aktivitet i dedikuar profesionistëve të sektorit publik mblodhi pjesëmarrës nga institucione të ndryshme, të cilët patën mundësinë të thellojnë njohuritë dhe të forcojnë kapacitetet në menaxhimin financiar publik.
Seminari u ligjërua nga z. Lulzim Ismajli, ekspert me përvojë të gjerë në financa publike dhe auditim, i cili solli një qasje praktike dhe të strukturuar në temat më të rëndësishme të menaxhimit të fondeve publike. Pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat aktuale dhe zgjidhjet efektive në fushat e planifikimit strategjik, shpenzimeve dhe kontrollit të brendshëm.
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë 12 orë EVP (Edukimi i Vazhdueshëm Profesional), duke u pajisur me njohuri praktike në fushat si:
Seminari krijoi një platformë të dobishme për shkëmbim përvojash ndërmjet zyrtarëve financiarë, auditorëve të brendshëm dhe menaxherëve të projekteve me fonde publike, duke kontribuar kështu në përmirësimin e menaxhimit dhe transparencës në sektorin publik.
Pjesëmarrësit u pajisën me certifikata për përfundimin e trajnimit, si dëshmi e angazhimit të tyre për zhvillim profesional dhe ngritje të standardeve në punën që bëjnë çdo ditë.





