INSTITUTI KAF – NJOFTIM MORTOR

Prishtinë, 15 maj 2025

Me pikëllim të thellë dhe ndjenjë të theksuar humbjeje, Instituti KAF njofton komunitetin profesional kombëtar dhe ndërkombëtar për ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar,

Arlinda Krasniqi – Pemaj
(06.08.1995 – 15.05.2025)

Arlinda ishte një profesioniste e jashtëzakonshme në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, e njohur për përkushtimin e saj të palëkundur ndaj etikës, saktësisë dhe përgjegjësisë profesionale.

Si Anëtare e Kuvendit të Institutit KAF për dy mandate të njëpasnjëshme, ajo dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e rolit të institucionit në ndërtimin e kapaciteteve profesionale në vend dhe më gjerë.

Puna e saj, qëndrueshmëria në vlera dhe përkushtimi ndaj dijes dhe komunitetit do të mbeten një frymëzim i përhershëm për të gjithë ne.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shprehim familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit që pati privilegjin ta njohë.

Njëherit, znj. Arlinda Krasniqi – Pemaj ishte motra e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit KAF, z. Bujar Krasniqi, dhe e Menaxheres së Institutit, znj. Mejreme Krasniqi Sadiku.

Në emër të stafit dhe anëtarësisë së gjerë,
Instituti KAF

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *