U mbajt Seminari mbi Standartet e Kontabilitetit

Instituti KAF me 2 nëntor organizoi një seminar të rëndësishëm mbi “Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Tatimin mbi të Ardhurat”, i cili tërhoqi interes të jashtëzakonshëm nga profesionistët e fushës.

Me rreth 53 pjesëmarrës në klasë dhe 79 të tjerë online, ky seminar theksoi rëndësinë e njohurive të përditësuara për kontabilitetin dhe menaxhimin financiar. 

Ligjërues ishte MSc. Hajdar Hoxhaj, Auditor Ligjor dhe bashkëpunëtor profesional në Institutin KAF, ndau përvojën dhe njohuritë e tij, duke u fokusuar në zbatimin praktik të SNK/SNRF dhe trajtimin kontabël të tatimeve mbi të ardhurat dhe të ardhurat nga kontratat me klientët. 
 
Kohëzgjatja: 5 orë me ligjërata intensive nga ora 14:00 deri në 19:00, ku pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe praktika mbi temat kryesore si: 

Pasqyrat Financiare (SNK 1) 
Tatimet mbi të Ardhurat (SNK 12) 
Të Ardhurat nga Kontratat (SNRF 15) 
Politikat Kontabël dhe Ndryshimet në Vlerësimet Kontabël (SNK 8)


Ky seminar përfaqëson një angazhim të vazhdueshëm të Institutit KAF për zhvillimin profesional të auditorëve dhe kontabilistëve në Kosovë dhe më gjerë. 

Për të vazhduar angazhimin tonë në përmirësimin e aftësive profesionale të anëtarëve, IKAF njofton se do të organizojë edhe seminare të tjerë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti. Këto seminare do të mbulojnë tema të ndryshme që përfshijnë zhvillimin profesional, risitë në legjislacionin fiskal, dhe avancimin e praktikave të auditimit.

Të gjitha eventet e ardhshme do të jenë mundësi të shkëlqyera për të përfituar njohuri të reja dhe për të forcuar rrjetin profesional. Detajet për temat dhe datat e seminareve do të publikohen së shpejti në kanalet tona zyrtare.

Ndjekësit tanë janë të ftuar të qëndrojnë të informuar dhe të rezervojnë vendet për të përfituar nga këto trajnime të vlefshme.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *