LIGJI NR. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM

Me këtë Ligj rregullohet sistemi i kontabilitetit dhe i raportimit financiar i shoqërive tregtare, kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), kërkesat për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimi i auditorëve dhe firmave vendore e të huaja të auditimit, si dhe organizatat profesionale të kontabilitetit.

Dispozitat e këtij Ligji janë të obliguara për të gjitha shoqëritë tregtare të regjistruara dhe të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi. 2. Dispozitat e këtij Ligji nuk zbatohen për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të gjitha organizatat e licencuara nga BQK-ja, sipas legjislacionit në fuqi.

1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim: 

1.1. Mbajtja e kontabilitetit – regjistrimi kronologjik në ditar dhe regjistrimi sistematik në librat e kontabilitetit i të gjitha veprimeve dhe fakteve ekonomiko-financiare që i përkasin një njësie ekonomike; 

1.2. Sistem kontabël – strukturë e organizuar që përbëhet nga metodat manuale ose të kompjuterizuara të kontabilitetit, procedura dhe kontrolle të dizajnuara që të mbledhin, regjistrojnë, klasifikojnë, analizojnë, përmbledhin, interpretojnë dhe prezantojnë të dhëna të sakta dhe në kohën e duhur për vendimmarrjet e menaxhmentit; 

1.3. Raporti vjetor – raport i nxjerrë nga shoqëritë tregtare për periudhën vjetore që përfshinë pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme, së bashku me opinionin e auditorit kur është e aplikueshme; 

1.4. Firmë auditimi – person juridik ose çfarëdo entiteti tjetër, pa marrë parasysh formën ligjore, që është e licencuar, në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligj për të kryer auditim ligjor; 

1.5. Pasqyra financiare për qëllim të përgjithshëm (PFQP) – pasqyra e pozitës financiare, pasqyra e të ardhurave, pasqyra e rrjedhës së parasë, pasqyra e ndryshimeve në ekuitete, shënimet plotësuese dhe materialet sqaruese të pasqyrave financiare; 

1.6. Shoqëri tregtare – çfarëdo lloji i shoqërisë tregtare e themeluar në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare; 

1.7. Shoqëri e huaj tregtare – shoqëri e huaj tregtare e përcaktuar sipas legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare; 

1.8 Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) nënkuptojnë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe interpretimet e ndërlidhura të Komitetit për Interpretime të Standardeve (KIS), të Komitetit Ndërkombëtar të Interpretimeve për Raportim Financiar (KNIRP), rishikimet e këtyre standardeve dhe interpretimeve, si dhe standardet për të ardhmen dhe interpretimet e lëshuara dhe të adoptuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK), dhe të aprovuara nga KKRF-ja; 

1.9. Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) – nënkuptojnë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe udhëzimet përkatëse të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS), dhe të aprovuar nga KKRF-ja; 

1.10. Auditor ligjor – personi fizik i cili është licencuar në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligji; 

1.11. Partner kyç i auditimit – nënkupton: 

1.11.1. auditorin ligjor të emëruar nga një firmë e auditimit për angazhim në auditim, i cili është përgjegjës për kryerjen e auditimit në emër të firmës së auditimit; 

VAZHDON…
.

.

.

Dispozitat shfuqizuese 

1. Ky Ligj shfuqizon Ligjin Nr. 04 / L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. 

2. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e këtij ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të mbesin në fuqi. 

Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2019. 

Lloji i aktit: Ligje
Numri i aktit: 06/L-032
Institucioni: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Data e publikimit në Gazetën Zyrtare: 19.04.2018

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *