IKAF merr pjesë në konferencën ndërkombëtarepër Auditim të Brendshëm

Shoqata e Auditorëve të Brendshëm – IIA Maqedoni, anëtare e “Institutit Ndërkombëtar për Auditorë të Brendshëm” (IIA Global) ka organizuar në Shkup Konferencën e 4-të ndërkombëtare me titullin “Sfidat e Ardhshme të Auditimit të Brendshëm” (Where Governance & Risk Management Align for Impact).

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit për Kontabilitet Auditim dhe Financa (IKAF) të cilët paraqitën pikëpamjet e tyre për rrjedhën dhe sfidat me të cilat pritet të përballen Auditorët e Brendshëm.

Përfaqësuesja nga IKAF, znj. Xhyldane Kiçmari, në prezantimin e saj para të pranishmëve paraqiti disa nga sifdat me të cilat pozita e Auditorit të Brendshëm pritet të ballafaqohet në të ardhmen të ndikuar nga trended botërore. Kiçmari u shpreh e kënaqur për rrjedhën e kësaj konference, që sipas saj, ishte shumë e dobishme. “Jam e lumtur që kam qenë e pranishme në këtë ngjarje unike për të shkëmbyer pikëpamjet dhe për të ndarë përvojat profesionale me kolegë profesionalë, përfaqësues të universiteteve, institutive të auditimit të brendshëm dhe me anëtarë të organizatave relevante ndërkombëtare”, tha ajo.

Gjatë kësaj Konference u prezantuan aspekte të ndryshme të sfidave të ardhshme në Auditimin e Brendshëm, të rëndesishme për t’i ngritur cilësitë dhe përfitimet që sjell ky profesion.

Më shumë se 20 prezentues të shquar kanë ndarë eksperiencën e tyre praktike në fushat e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe proceseve të kontrollit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *