Seminari “Menaxhimi i integruar i burimeve financiare dhe auditimit” përfundoi me sukses në Budva

Budva, Mal i Zi, 24 – 27 shtator 2026

Instituti KAF (IKAF) përmbylli me sukses seminarin profesional “Menaxhimi i integruar i burimeve financiare dhe auditimit – Planifikimi dhe Ekzekutimi i Buxhetit, Menaxhimi i Kontratave, Auditimi i Brendshëm dhe Forcimi i Llogaridhënies Publike”, i cili u zhvillua në Budva.

Seminari mblodhi 36 pjesëmarrës, të cilët gjatë tri ditëve patën mundësi të avancojnë njohuritë e tyre profesionale përmes ligjëratave, diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit financiar dhe auditimit.

Programi profesional u udhëhoq nga Bezad Halilaj, i cili trajtoi tema të rëndësishme që lidhen me planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit, menaxhimin e kontratave, auditimin e brendshëm dhe mekanizmat për forcimin e llogaridhënies në sektorin publik.

Një rëndësi e veçantë gjatë seminarit iu kushtua lidhjes ndërmjet planifikimit financiar, zbatimit efektiv të buxhetit dhe proceseve të kontrollit dhe auditimit, me qëllim të rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e resurseve publike.

Pjesëmarrësit përfituan gjithsej 12 EVP (Edukim të Vazhdueshëm Profesional), duke e bërë seminarin një mundësi të rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e kompetencave profesionale.

Përveç pjesës profesionale, seminari krijoi edhe hapësirë për rrjetëzim, shkëmbim të përvojave dhe ndërtim të kontakteve profesionale ndërmjet pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme të financave, kontabilitetit dhe auditimit.

Me përfundimin e këtij aktiviteti, IKAF vazhdon angazhimin për ofrimin e programeve profesionale që kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të profesionistëve dhe në ngritjen e standardeve në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit.

IKAF falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin, si dhe ligjëruesin Bezad Halilaj për kontributin profesional në realizimin e seminarit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *