Raportimi i Pasqyrave Financiare, sipas Ligjeve Tatimore të Kosovës dhe Standardeve Ndërkombëtare

Çfarë përmban programi i seminarit ?

Përmes rasteve studimore, diskutimeve në grup, shembujve praktik dhe prezantimeve, në këtë seminar, do të mësoni lidhur me raportimet e pasqyrave financiare, ashtu siç kërkohet me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, si dhe informimi lidhur me deklarimet vjetore për qëllime tatimore, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që në mënyrë praktike të marrin njohuritë lidhur me raportimet e pasqyrave financiare dhe deklarimet vjetore tatimore dhe raportimet sipas Standardit Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK 12 – Tatimet mbi Ardhurat) dhe sipas SNRF për NVM (Struktura dhe Përmbajtja e Raportimeve Financiare Vjetore).

Ju do të rrisni ekspertizën tuaj në vlerësimin e raportimeve, si dhe do të keni të qartë ndryshimet e fundit në këtë proces. Ju do të merrni këshilla se si të ndihmoni menaxhmerët financiar të organizatës në përgatitjen e raportimeve për vitin 2018 dhe për periudha tjera.

Kjo puntori do të forcojë vetëdijen tuaj, besimin dhe ekspertizën e një profesionisti të vërtetë dhe këshillues të besueshëm të menaxhmentit, i cili me të vërtetë shton vlerë dhe ndihmon në përmirësimin e raportimit cilësor.

Apliko Online: Kliko këtu

Shkarko broshurën/ftesën: Seminare-1

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *