IMA bënë edhe disa ndryshime, shkak Teknologjia Informative

Instituti për Menaxhim të Kontabilistëve (IMA) ka përditësuar Strukturën e Kompetencave për Menaxhim të Kontabilitetit, për të qenë në kohë me ndryshimet teknologjike.

Ndryshimet në këtë strukturë përfshijnë gjashtë fusha të njohurive, aftësive dhe zotësive për të cilat profesionistët e financave dhe të kontabilitetit kanë nevojë, për të qëndruar të rëndësishëm në epokën dixhitale.

IMA ka përditësuar kurrikulën e saj të trajnimit dhe provimit në nivelin e certifikimit të Menaxhmentit të Kontabilitetit për të pasqyruar kërkesën më të madhe për aftësitë e teknologjisë në fushën e kontabilitetit. Pas shqyrtimit të reagimeve të marra, IMA tani ka publikuar një version përfundimtar të kësaj strukture të azhurnuar.

Disa nga fushat të ndryshuara dhe riemruara për të rritur horizontin e aftësive:

Strategji, planifikim dhe performancë: Tetë kompetencat e kësaj fushe udhëzojnë profesionistët në aspektin e performancës së planifikimit strategjik, vlerësimin e gjendjes aktuale të biznesit dhe planifikimin për të ardhmen.

Raportim dhe kontroll: Shtatë kompetencat në këtë fushë u japin kontabilistëve mjetet për të matur dhe raportuar performancën e organizatës së tyre në përputhje me standardet dhe detyrimet përkatëse.

Teknologjia dhe analiza: Katër kompetencat në këtë fushë tregojnë se si të dhënat mund të ndihmojnë në përmirësimin e analitikës së biznesit dhe mënyrën se si teknologjia mund të lëvizë përpara organizatës.

Zgjuarsia në biznes dhe operacionet: Katër kompetencat e kësaj fushe tregojnë se si profesionistët mund të punojnë ndër-funksionalisht në të gjithë biznesin për të transformuar operacionet në të gjithë organizatën.

Lidershipi: Shtatë kompetencat e kësaj fushe ndihmojnë profesionistët të bëhen udhëheqës dhe të ndërtojnë e udhëheqin ekipet e tyre për të arritur qëllimet personale dhe organizative.

Etika dhe vlerat profesionale: Kjo fushë e re ka tre kompetenca kërkojnë nga kontabilistët që të demonstrojnë vlerat e tyre profesionale, sjelljen etike dhe pajtueshmërinë ligjore për karrierat dhe bizneset e tyre, në mënyrë që ato të jenë etike dhe të qëndrueshme.

Debbie Ëarner, zëvendëspresident i shërbimeve të arsimit dhe karrierës në IMA, ndryshimet në këtë struktur i ka quajtur si “tejet të rëndësishme në mënyrë që menaxherët e kontabilistëve të kenë aftësitë e duhura për të bërë punët e tyre. Dhe, për këtë arsye, domeni profesional i etikës dhe vlerave i është shtuar Kornizës së Kompetencës”.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *