Pse Evropa mbetët mbrapa SHBA-ve në digjitalizimin e ndërmarrësisë?

Raporti i fundit hulumtues i Bankës Evropiane për Investime (EIB), të titulluar “Kush është përgatitur për epokën e re digjitale”, zbulon se vetëm katër vende evropiane janë përpara SHBA-ve në miratimin e teknologjisë më inovative. Firmat që përdorin teknologjinë janë më produktive, rriten më shpejt dhe krijojnë punë me pagë më të lartë. Të mos jesh pararojë në këtë fushë është një mundësi e madhe e humbur për Evropën. 

Kështu shprehet Alain Mulder, drejtor i IMA (Institute of Management Accountant) në Evropë, i cili shton se ndërmarrjet e ekonomive evropiane duhet të rrisin ritmin e adaptimit dhe përqafimit të teknologjisë në mënyrë që të ruajnë avantazhin konkurrues dhe standardin e jetesës.

Burimi: Banka Evropiane e Investimeve 2020, Kush është i përgatitur për epokën e re digjitale?

Prandaj, sipas Mulder, lind pyetja pse vendet e BE-së janë mbrapa në adoptimin e teknologjisë dhe çfarë mund të bëhet më shumë në këtë aspekt? Kur kemi një vështrim më të afërt në raport, shohim dy çështje që lindin në shumicën e vendeve të anketuara, paraqiten pengesat për adoptimin e teknologjisë:

  1. Rregullativa e tregut të punës
  2. Mungesa e stafit të kualifikuar 

Pasi që ne nuk mund të ndikohet drejtpërdrejt në rregulloret e tregut të punës, sipas Mulder, ekonomitë evropiane kanë një kontroll mbi mungesën e disponueshmërisë së personelit të kualifikuar.

Më tutje, Mulder shpjegon se si mund të rregullohet çështja e mungesës së stafit të kualifikuar të përshtatshëm për përdorimin e teknologjisë në aspektin profesional. 

Këtu mund ta gjeni tekstin e plotë. 

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *