FNK me plan dinamik për t’i ndihmuar firmat e kontabilitetit në kohën e pandemisë

Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK) ka publikuar një udhërrëfyes për transformimin e firmave të vogla dhe të mesme (SMP) të kontabilitetit në kohën e korona virusit dhe për të ardhmen e tyre. 

SMP janë firma që janë kryesisht të vogla dhe, në të njëjtën kohë, edhe klientët i kanë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) apo në anglisht (SME). 

FNK në dokumentin “Udhëzuesi i së ardhmes – Plani transformues i firmave të kontabilitetit” është fokusuar në katër fusha për transformimin e këtyre firmave: përqafimin e ndryshimeve, përshtatjen e teknologjisë, fokusin në menaxhimin e talentit dhe avancimin e modelit operativ të firmave si dhe krijimin e shërbimeve këshillëdhënëse. 

Ky dokument spikat pandeminë COVID-19 si një shtytje për shumë firma që të adoptojnë teknologjinë për të mundësuar punën nga distanca dhe për të krijuar fleksibilitet në punë. Kjo situatë e paprecedent, siç thuhet në këtë dokument, është duke iu ofruar firmave të vogla të kontabilitetit mundësi të mëdha që të ofrojnë shërbime në mënyrë të shpejtë në këtë ambient dinamik. 

Ky plan dinamik i FNK-së përmban në vete këshilla dhe udhëzime nga komitetit i FNK-së për SMP. Ky dokument mund të përdorët për të gjitha firmat për nevojat dhe objektivat e tyre specifike, në mënyrë që të arrijnë sukses në të ardhmen.

IKAF e sjell për ju dokumentin e plotë të FNK-së.

https://www.ifac.org/about-ifac/small-and-medium-practices/publications/practice-transformation-action-plan

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *