Propozohet ndryshimi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe të etikës së Kontabilitetit

Grupi Monitorues i rregullatorëve ndërkombëtarë financiarë, kanë publikuar një dokument të martën, i cili përmban një seri rekomandimesh për fuqizimin e sistemit të auditimit ndërkombëtar dhe përcaktimit të standardit të etikës për kontabilistët.

Ky dokument paraqet rolin e madh që mund ta luajnë në këtë aspekt Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) dhe dy bordet e saj për përcaktimin e standardeve, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurimit dhe Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistët, por me disa ndryshime të rëndësishme të përbërjes dhe qeverisjes. 

Ky dokument bënë të ditur se aktivitetet për vendosjen e standardeve do të kryhen nga dy borde të ekspertëve. Njëri bord do të mund të vazhdojë të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve të auditimit, rishikimit, sigurimit dhe kontrollit të cilësisë, ndërsa tjetri bord do të vazhdojë të ketë përgjegjësinë për vendosjen e standardeve ndërkombëtare të etikës për profesionistët e kontabilitetit, duke përfshirë edhe kërkesa për pavarësi të auditorit. 

“Në këtë aspekt, këto dy borde do të vazhdojnë me mandatin aktual të IAASB dhe IESBA”, thuhet në këtë dokument. “Vazhdimi i fuqizimit të koordinimit ndërmjet bordeve është thelbësore për t’i mundësuar secilit të punojë më ngushtë në projektet kryesore, që ndikojnë në mandatet e tyre përkatëse”.

Ky dokument, gjithashtu përfshin rekomandime që synojnë përmirësimin e procesit me të cilin standardet ndërkombëtare të auditimit, sigurimit dhe etikës për profesionin e kontabilitetit të zhvillohen. Gjithashtu ky dokument vjen pas një procesi të gjatë konsultimi që IFAC pati me bordet e përcaktimit të standardeve.

Dokumentin e plotë mund ta lexoni në vazhdim:

https://www.iosco.org/about/monitoring_group/pdf/2020-07-MG-Paper-Strengthening-The-International-Audit-And-Ethics-Standard-Setting-System.pdf?utm_source=IFAC+Main+List&utm_campaign=d9442fa883-SMP_Survey_Email_to_MBs_11_3_2016_COPY_01&utm_medium=email&utm_term=0_cc08d67019-d9442fa883-80392657

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *