IIA dhe IFAC u kërkojnë komiteteve të auditimit që të adresojnë risqet nga COVID-19

Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IIA) dhe Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) u bëjnë thirrje komiteteve të auditimit të jenë vigjilentë rreth menaxhimit të rrezikut, performancës, kontrolleve dhe proceseve gjatë pandemisë COVID-19.

Drejtuesit e IIA dhe IFAC lëshuan të mekurën një thirrje për veprim për anëtarët e komitetit të auditimit, si përgjigje ndaj pandemisë. Ata gjithashtu ofruan disa rekomandime për të ndihmuar organizatat të përballen me paqartësitë dhe trazirat nga pandemia e virusit Korona, të cilat kërcënojnë integritetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë e tyre.

“Ne duhet të jemi agresivë dhe të orientuar nga e ardhmja në prioritizimin dhe menaxhimin e kërcënimeve dhe dobësive të reja, duke mos u shpërqendruar nga rreziqet ekzistuese,” tha gjatë fjalimit të tij CEO dhe presidenti IIA-s, Richard F. Chambers.

“Trupat qeverisës, së bashku me komitetet e auditimit në veçanti, duhet të kenë vigjilencë të larë, të jenë të shkathën, për t’u siguruar që ata, së bashku me menaxhmentin dhe të tjerët, janë duke marr veprime të duhura në aspektin e aktiviteteve të organizatave”. 

IIA dhe IFAC sugjeruan që organet qeverisëse dhe komitetet e auditimit të qëndrojnë të informuar lidhur me mjedisin operativ, i cili është gjithnjë në zhvillim, për të kuptuar se si mund të ndikojë në objektivat dhe performancën organizative. Komitetet e auditimit duhet të marrin një qasje multidisiplinare mbi mbikëqyrjen e tyre të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe raportimit përmes komunikimit dhe bashkëpunimit.

“Ndikimet e COVID-19 në ekonominë globale do të ndjehen me vite, në mos dekada,” tha CEO i IFAC Kevin Dancey në një deklaratë. “Kjo krijon rreziqe dhe paqartësi afatgjata që organizatat duhet të përballen përmes qeverisjes së fortë dhe kontrolleve të brendshme. Shpresojmë që këto rekomandime të mbështesin organet qeverisëse dhe komitetet e auditimit, duke e ditur se ato lundrojnë në mjedisin që është vazhdimisht në zhvillim e sipër”.

Thirrja e plotë: https://www.ifac.org/knowledge-gateway/contributing-global-economy/discussion/six-recommendations-audit-committees-operating-new-normal

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *