Praktikant/e me mundësi punësimi – Teknik i kontabilitetit, Bookkeeping

ATA GROUP SH.P.K. është zyre  kontabiliteti me  staf me përvojë mbi plote 15 vejte eksperiencë ,është  riregjistruar ne ARBK ne vitin 2018 për ti ofruar biznesit vendas dhe te huaj shërbimin e Konsulences Financiare , konsulenc  kontabël , mbajtjen e librave kontabël sipas standardi dhe Taxa sipas ligjit te aplikueshëm ne Kosovë .Ata Group  zotëron titujt dhe licencat me te larta te mundshme ne fushën e kontabilitetit ne Republikën e Kosoves  , titujt kontabilist i certifikuar I riregjistruar (KKRF) me licence profesionale anëtar me te drejta të plota pranë  IKAF.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Tekniku i kontabilitetit do të kontribuoj në zbatimin e detyrave të caktuara nga udhëheqësi i ekipit sipas procedurave dhe politikave të brendshme të Kompanisë, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive kontabël, menaxhim të mirë të kohës, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve që sigurojnë sukses.

Përgjegjësitë direkët:

• Kalkulimi dhe përgatitja e listës së pagave, kontrollimi i saj me shënimet mbështetëse kontabël

• Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit

• Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, dhe tatime tjera direket. Informimi i udhëheqësit të ekipit në lidhje me çështjet me rendësi

• Krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësit të ekipit

• Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit

• Mbështetje në punët administrative

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

• Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet) – (ose në përfundim të studimeve)

• CERTIFIKIM – Teknik i Kontabilitetit

• Njohja e Gjuhës Angleze ose Turke

• Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point etj 

• Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë

• Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit

• Aftësi për të punuar vetëm dhe në ambientet e punës në grup

• Aftësi të mira të prezantimit të kompanisë tek klientët

Cilësi personale:

• Të jetë i besueshëm dhe i drejtë.

• Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm.

• Të jetë fleksibil.

• Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon.

Praktika do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi i kandidatëve për vazhdimin e mardhënieve të rregullta të punës.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në formularin më poshtë

  • Accepted file types: pdf, doc, docx, jpeg, png, Max. file size: 8 MB.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *