IKAF – SHPALL AFATIN E PROVIMEVE, QERSHOR 2022

Paraqit provimet dhe fito FALAS Vetë-Studimin.

Prishtinë, 06 Prill 2022

Instituti KAF i njofton të gjithë studentët se ka publikuar Kalendarin e Provimeve për Afatin, Qershor 2022, me qëllim të njoftimit për përgatitjen e provimeve me kohë.

Paraqitja dhe pagesa e provimeve në SEMS fillon nga data: 03.05.2021 (E marte), dhe përfundon me 17.05.2021 (E marte) Ora: 16:00.  

Me qëllim të zhvillimit të njohurive të studentëve dhe përsëritjes së ligjëratave të paguara/vijuara më parë, Instituti KAF ka vendosur që të gjithë këtyre Studentëve që nuk kanë kaluar provimet për kualifikimet përkatëse, t’u ipet forma e trajnimit –  VETËSTUDIMI FALAS, për një periudhë 3 mujore (06 Prill.  2022 – 6 korrik 2022).

Për të qenë përfitues i pakos së Vetë Studimit FALAS ju duhet t’i keni plotësuar kriteret e mëposhtme:

 –         Të keni përfunduar të gjitha pagesat;

–          Të jeni anëtarë aktiv;

–          Të mos e keni dhënë provimin në modulin e kërkuar për Vetë-Studim.

–          Dhe të jeni në harmoni të plotë me Rregullat dhe Procedurat e Institutit KAF.

Shënim: Ju njoftojmë se IKAF pas datës 17 Maj, nuk pranon asnjë kërkesë për paraqitje të provimeve.

IKAF mendon gjithmonë për ju!

Shiko gjitha provimet në website: Kliko këtu

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *