Po fillojnë ligjëratat për Certifikimin International Bookkeeping

Studentët që përfundojnë certifikimin Nëpunës Kontabiliteti në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®, me ç’rast përfitojnë titullin International Bookkeeping.

Më 18 Nëntor fillojnë ligjëratat për Certifikimim Nëpunës Kontabiliteti, përkatësisht me ligjëratat në modulin BT1 Bazat e Tatimeve.

Ligjëratat në këtë nivel do të mbahen sipas orarit e hënë, mërkurë dhe të enjte, duke filluar nga ora 17:00 deri më 20:00.

Qëllimi kryesor i Certifikimit për Nëpunës të Kontabilitetit (bookkeeping) është të rrisë njohuritë dhe shkathtësitë e atyre që tashmë kanë njohuri themelore, por synojnë të avancohen në punë apo ti avancojnë studimet e tyre. Prandaj, ata që tashmë janë duke punuar apo synojnë të punojnë në profesionin si nëpunës kontabiliteti, mund të jenë pjesë e këtij kualifikimi.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për kryerjen e transaksioneve dhe detyrave të avancuara të kontabilitetit do t’i fitojnë përmes tri moduleve: 

  • Bazat e Kontabilitetit Financiar
  • Bazat e Tatimeve dhe 
  • Kontabiliteti i Kompjuterizuar.

Në fund të këtij kualifikimi, studentët do të kuptojnë teoritë e kontabilitetit të avancuar, llojet  e transaksioneve dhe dokumentacionit të biznesit, parimet dhe konceptet përgjithësisht të pranuar të kontabilitetit, parimet dhe procesi i kontabilitetit bazë, administrimi tatimor dhe procedurat, si dhe praktika përmes platformës online të kontabilitetit (Planet Accounting Online). E gjithë kjo do të mësohet në kontekstin e çështjeve etike që një kontabilist mund t’i has në jetën e tyre profesionale.

Për të punuar si një nëpunës kontabiliteti profesionist, duke përfunduar me sukses detyrat në kompani,nevojitet një certifikim profesional nga institucionet e akredituara. Trajnimin dhe certifikimin e nëpunësit të kontabilitetit tashmë në Kosovë e mundëson Instituti KAF.

1 Komentet:

  1. Burim

    Sa zgjat ky modul dhe a ka naj orar tjeter pak me von.

    Nëntor 16, 2019 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *