Nisin ligjëratat në nivelin Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeping)

Në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), më 18 Nëntor, filluan edhe ligjëratat në Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeping).

Ligjëratat e para do të nisin me modulin Bazat e Tatimeve (BT1), me ligjërues Sami Salihu. Ndërsa, më pas do të vazhdojnë edhe ligjëratat në modulet Bazat e Kontabilitetit Financiar, dhe modulit Kontabiliteti i Kompjuterizuar. 

Në fund të këtij kualifikimi, studentët do të kuptojnë teoritë e kontabilitetit të avancuar, llojet  e transaksioneve dhe dokumentacionit të biznesit, parimet dhe konceptet përgjithësisht të pranuar të kontabilitetit, parimet dhe procesi i kontabilitetit bazë, administrimi tatimor dhe procedurat, si dhe praktika përmes platformës online të kontabilitetit (Planet Accounting Online). 

Studentët që përfundojnë certifikimin Nëpunës Kontabiliteti në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®, me ç’rast përfitojnë titullin International Bookkeeping.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *