
Durrës, Shqipëri 28.11.2024 – 01.12.2024
Instituti KAF organizoi me sukses dy seminare të rëndësishme profesionale më 28 nëntor 2024 në Durrës, Shqipëri, ku u trajtuan tema kyçe për zhvillimin e profesionistëve të fushës së auditimit dhe kontabilitetit.
Seminari i parë, “Strategjia për rritjen e cilësisë, përmirësimin e politikave dhe menaxhimin e rreziqeve sipas standardeve të reja globale të auditimit të brendshëm”, u fokusua në strategjitë dhe praktikat më të mira për të përmirësuar cilësinë dhe politikat në auditimin e brendshëm, duke u mbështetur në standardet globale të fundit.
Në seminarin e dytë, “Ekzekutimi i buxhetit dhe rëndësia e planit kontabël në pasqyrimin e saktë të detyrimeve, të hyrave dhe shpenzimeve”, u theksua rëndësia e ekzekutimit të saktë të buxhetit dhe hartimit të planit kontabël për të siguruar pasqyrime financiare të sakta dhe transparente.
Seminarët ofruan mundësi të shkëlqyera për të mësuar nga ekspertë të fushës dhe për të krijuar lidhje me profesionistë të tjerë, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve.
Instituti KAF falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe pret me interes organizimin e aktiviteteve të ardhshme profesionale.

