
7 dhjetor 2024
Instituti IKAF organizoi me sukses seminarin “Parashikimi Financiar Bazuar në SNRF” në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional. Ky seminar u mbajt nën udhëheqjen e auditorit të certifikuar, Lirim Lani i cili është edhe ligjërues në IKAF, dhe ofroi një përvojë unike për profesionistët e financave, kontabilitetit dhe menaxhimit të të dhënave financiare.
Seminari u fokusua në zhvillimin e aftësive praktike për modelimin dhe parashikimin financiar, duke përdorur MS Excel si një mjet të fuqishëm analitik.
Pjesëmarrësit përfituan:
Programi i seminarit ishte i ndarë në disa module kyçe, përfshirë:
Pjesëmarrësit e seminarit vlerësuan veçanërisht qasjen praktike dhe profesionalizmin e ligjëruesit Lirim Lani. Diskutimet interaktive dhe ushtrimet praktike ndihmuan në përvetësimin e aftësive të reja dhe zbatimin e tyre në situata reale.
Instituti IKAF mbetet i përkushtuar për të ofruar programe trajnimi që pasurojnë aftësitë dhe dijet e profesionistëve. Ky seminar është vetëm një nga hapat e shumë që IKAF ndërmerr për të avancuar edukimin dhe zhvillimin profesional në Kosovë dhe më gjerë.