Për të certifikuarit në IKAF si “Nëpunës i Kontabilitetit” sot ju hapen dyert edhe nga dy kompani tjera

Prishtinë, 10/02/2021

Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT dhe përfitojnë Punë Praktike.

E mërkurë, më datë 10 Shkurt 2021, Instituti KAF nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi edhe me dy kompani të tjera të kontabilitetit: FAKT Consulting SHPK si dhe me AMT Counsulting LLC, kompani tashmë të dëshmuara në treg, dhe me një rrjetë të gjërë të klientëve nga fusha të ndryshme, vendore e ndërkombëtare.

Përfaqësuesja nga Instituti KAF znj. Mejreme Krasniqi-Sadiku, u prit në takim nga Drejtori i kompanisë FAKT z. Nazmi Bajrami, të cilin e falenderoi për mundësin që po ju jep studentëve tanë për të zhvilluar punën praktike. Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar se si mund ta ushtrosh profesionin. Përmes “Punës Praktike” studentët zhvillojnë shkathësitë e buta, dhe përgatiten për të aplikuar, dhe për t’i prezantuar shkathësitë e fituara tek punëdhënësit potencialë.  Në këtë mënyrë IKAF së bashku me ju dhe partnerët e tjerë, ua lehtëson studentëve qasjen në Punë Praktike, përfundoi mes tjerash znj. Krasniqi-Sadiku.



Edhe z.Bajrami – Drejtor i kompanisë FAKT Counsulting, shprehu gatishmërin për të ju dal në ndihmë studentëve duke ditur se puna praktike është mundësi e mirë për ta parë se sa përshtatesh ti me një karrierë, apo të paktën në përfitim të njohurive të mjaftueshme për ta parë se si funksionon apo si ushtrohet një profesion.

Përfaqësuesja nga Instituti KAF, në takim në kompaninë AMT Counsulting, u prit në takim nga përfaqësuesja e kompanisë znj. Dafina Fejzullahu.

Znj. Krasniqi-Sadiku theksoi se IKAF është duke bërë një punë të mrekullueshme dhe duke bërë më shumë se çka kërkohet, vetëm e vetëm që të ju krijojë sa më shumë për Punë Praktike për studentët, në mënyrë që ata të kenë së paku një letër të mrekullueshmë rekomandimi apo edhe të rezultojë në një ofertë potenciale për punë



Jemi të hapur për të bashkpunuar dhe për të pranuar praktikantë të cilët do të bëjmë përpjekje që gjatë punës praktike t’i angazhojmë sa më shumë në Punë Praktike, në mënyrë që ata të mësojnë sa më shumë përgjatë kohës sa do jenë në kompaninë tonë, dhe kështu konsiderojë se do jetë e dobishme edhe për ta, për të parë se sa përshtaten me punën, përfundoi mes tjerash znj. Fejzullahu.

Puna praktike i bën studentët më të aftë dhe më konkurrentë në tregun e punës.

Partneriteti me AAT & ICBGlobal

Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT. Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar, pëveç se në këto dy kategori, duhet plotësuar edhe kriteri i përvojës së punës.

Anëtarësia në organizatën AAT nënkupton mundësi pune në të gjitha vendet evropiane e botërore ku kjo organizatë vepron.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *