Njoftim për aplikim për Punë Praktike për Studentë

Punë Praktike për të Certifikuarit “Nëpunës i Kontabilitetit” përmes IKAF.

Instituti KAF ka hapur thirrjen e aplikimit për të gjithë studentët të cilët janë certifikuar në trajnimin “Nëpunës i Kontabilitetit, për të aplikuar për Punë Praktike deri në 3 muaj, në kompani me reputacion në Kosovë, me të cilat IKAF ka nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi. 

Ky program realizohet me qëllim të fuqizimit të të rinjëve.

Përvec punës praktike deri 3 muaj, të cilat do t’ju shërbejnë për zhvillim profesional dhe qasje më të lehtë në tregun e punës. Kandidatët, po ashtu, do të pajisen me dëshmi për përfundimin e punës praktike, nga punëdhënësi dhe Instituti KAF.

Kandidatët duhet të kenë: 

  • Shkathtësi të mira në shkrim, ndëgjim dhe vëmendje në detaje; 
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi; 
  • Fleksibilitet për punë në teren; 
  • Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të fundit ose të diplomuar në fakultetin ekonomik.

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë: 

  • CV-ja; 
  • Letër Motivuese 
  • Çertifikata e Notave 
  • Çertifikata “Nëpunës i Kontabilitetit” – IKAF.

Për të aplikuar plotësoni formularin Kliko këtu deri më 10 Shkurt 2021.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *